Lajmet   Nënkryetari Nura ka takuar banorët e lagjeve Hoti dhe Shabani të Turiqecit

Nënkryetari Nura ka takuar banorët e lagjeve Hoti dhe Shabani të Turiqecit - 26 shtator 2017

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu ka takuar banorët e lagjeve Hoti dhe Shabani të Turiqecit.

Në lagjen Hoti z.Nura ka bashkëbiseduar me banorët dhe i ka uruar ata për hapjen dhe trasimin e rrugëve të lagjes së tyre, duke i siguruar ata se asfaltimi i tyre do të bëhet në pranverën e vitin të ardhshëm.

Më kërkesë të banorëve të lagjes Shabani Nënkryetari Nura ka qëndruar edhe në lagjen Shabani. Kërkesës së banorëve për ndërtimi e një ure, z. Nura i është përgjigjur pozitivisht dhe ura mbi përroin, i cili gjatë stinës së reshjeve u shkakton probleme banorëve, do të ndërtohet shumë shpejt.

Në bashkëbisedim me banorët, Nënkryetari Nura ishte i shoqëruar edhe nga këshilltari komunal nga kjo zonë Rasim Shala, të cilin e lavdëroi për angazhimin e vazhdueshëm në zgjidhjen e problemeve të banorëve të kësaj ane.


RSS

Sign in