Lajmet   Përurohen rrugët e dy fshatrave në Komunën e Skenderajt

Përurohen rrugët e dy fshatrave në Komunën e Skenderajt - 01 shtator 2010

Skenderaj, 31 gusht – Janë përuruar dy rrugë të fshatrave malore, Kotorr e Radishevë, të komunës se Skenderajt, të martën pasdite. Në ceremoninë përuruese, përkundër motit me shi, morën pjesë ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë, udhëheqja komunale e Skenderajt, përfaqësues të subjekteve të shumta dhe qytetarë të kësaj ane.

Skenderaj, 31 gusht – Janë përuruar dy rrugë të fshatrave malore, Kotorr e Radishevë, të komunës se Skenderajt, të martën pasdite. Në ceremoninë përuruese, përkundër motit me shi, morën pjesë ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë, udhëheqja komunale e Skenderajt, përfaqësues të subjekteve të shumta dhe qytetarë të kësaj ane.

Ministri Limaj, pas prerjes se shiritit përurues, se bashku me kryetarin Lushtaku dhe deputetein Abdyl Ymeri, ka thënë se Qeveria e Kosovës, sikur në tërë Kosovën, edhe në Skenderaj ka bërë investime të fuqishme, me qëllimi që qytetarëve t’ua bëj jetën më të mirë në vendbanimet e tyre. Ai mandej ka deklaruar se investimet e Qeverisë kanë ndryshuar jetën e qytetarëve edhe në komunën e Skenderajt si në gjithë Kosovën.

“Jemi të lumtur që sot po ndihmojmë këtë rajon i cili edhe pse ka kontribuar shumë, ka qenë plotësisht i harruar në të kaluarën. Sipas statistikave që kanë bërë ekspertët tanë, del se fshatrat e Komunës së Skenderaj deri në vitin 2007, kanë qenë vetëm deri në 1 për qind të asfaltuara, kurse sot kanë arritur shifrën 75 për qind, dhe besoj së në bashkëpunim me kryetarin e Skenderajt, deri në fund të mandatit tonë, do ta rrumbullakësojmë plotësisht infrastrukturën rrugore të këtyre fshatrave, të harruara, të lëna pas dore, të anatemuara, etj.”, ka konstatuar Limaj.

Sipas tij rruga Çubrel-Kotorr, e gjatë 4.5 km, ka kushtuar 800 mijë euro, kurse ajo Runik – Radishevë, e gjatë 6 km, ka kushtuar 600-800 mijë euro. Financimin e ka bërë ministria në bashkëfinancim me komunën, kurse popullata nuk ka participuar.

Nga ana e tij kryetari Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i shprehu mirënjohje Qeverisë se Kosovës për përkrahje dhe u shpreh i lumtur qe tash e tutje banorët e këtyre fshatrave do të kenë mundësi qe të mos shpërngulën nga vendlindjet e tyre ku m\und të merren me bujqësi, blegtori, etj.

I pyetur se kur do të përfundojë rruga Skenderaj-Vushtrri. Limaj ka thënë s kjo do të bëhet shpejtë. “Kemi një problem të vogël në fshatin Polac por shpresojmë së shpejt do ta zgjidhim. Kemi pritur Ligjin për shpronësimet, edhe pse komuna ka qenë e gatshme dhe shumë afër zgjidhjes së këtij problemi pronësor. Besoj së shumë shpejt do ta zgjidhim këtë problem, sepse janë në pyetje vetëm 700-800 m.”, ka deklaruar ministri Limaj

 


RSS

Sign in