Lajmet   Sami Lushtaku: Instituicionet duhet t’i respektojnë çdo ditë vlerat kombëtarë të familjeve shqiptare

Sami Lushtaku: Instituicionet duhet t’i respektojnë çdo ditë vlerat kombëtarë të familjeve shqiptare - 01 gusht 2017

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku ka vizituar sot ndaras dy familje atdhetare nga Mitrovica. Z. Lushtaku ka takuar familjet Lushta dhe Maliqi, me qëllim të falenderimit për kontributin e dhënë gjatë historisë së përpjekjeve kombëtare për liri dhe çlirim.
Në takimet e përzemërta me pjestarët e këtyre famijeve z. Lushtaku është shprehur shumë mirënjohës për veprimtarinë dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të lirisë dhe çlirimit të Kosovës. “Institucionet e Kosovës si në nivel lokal dhe në atë qendror duhet të çmojnë dhe respektojnë çdo ditë vlerat kombëtare të familjeve shqiptare që sakrifikuan për vendin e tyre në rrethan të ndryshme historike, pasi familjet atdhetare kanë qenë themeli i veprimtarisë në shërbim të çështjes kombëtare”, tha z. Lushtaku.

Ndërsa pjestarët e të dy familjeve u shprehën shumë falenderues ndaj z. Lushtaku për vizitën e bërë dhe për kujdesin e treguar, si dhe çmuan lart kontributin e tij gjatë dhe pas luftës së UÇK-së.

Shumë të përzemërta dhe emocionuese ishin bisedat me më të moshuarit e këtyre familjeve, që në mbamendjen e tyre i kanë të freskëta kujtimet e të kaluarës heroike dhe sfiduese. Ata thane se e çmojnë çdo të mirë që vendit i solli gjaku i të rënëve dhe sakrifica e popullit të Kosovës


RSS

Sign in