Në zyrat e Ofiqarisë qytetarët mund të aplikojne që të pajisen me këto dokumente si:

  • Certifikata të lindjes,
  • Çertifikata të vdekjes,
  • Çertifikata të kurorëzimit,
  • Çertifikata të statusit martesor,
  • Dëshmi për personin që është gjallë,
  • Dëshmi për vdekjen, e cila u shërben qytetarëve për trashëgimi,
  • Vërtetimin që është mbajtës i familjes,
  • Regjistrimi i lindjeve,
  • Regjistrimi i vdekjeve,
  • regjistrimi i kurorëzimeve nga bota e jashtme për të gjitha komunat e Kosovës, si dhe
  • Çertifikatat mbi bashkësitë familjare

         Shërbimet e Ofiqarisë kryhen në zyrat e Gjendjes Civile në Skenderaj dhe në Zyrat e Vendit nëpër Bashkësitë Lokale : Likoc, Qirez, Prekaz i Epërm, Klinë e Epërme, Runik dhe Turiqec. 
           Meqenese ne Kuvendin Komunal ndodhen zyrat e Regjistrimit Civil (te cilat jane ne varesi te Ministrise se Brendshme) po paraqesim edhe disa nga procedurat e regjistrimit civil.

Formularët dhe procedurat për dokumentet e mësipërme paraqiten në rubrikën  (majtas) Ofiqaria "Formularët"