Mirësevini në Skenderaj

 

Faqja zyrtare në internet e Komunës së Skenderajt është dritare përmes së cilës qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjërë, mund të informohen për punën dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë.!

E-maili zyrtar i komunës është:
komuna.skenderaj@rks-gov.net
 
Adresa: Rr. " 28 Nëntori "  pn.  41000 - Skenderaj

 

 

Historiku

Kalimthi nëpër historinë e Skenderajt

Komuna e Skënderajt është një vend i cili daton i banuar që nga kohërat e lashta Ilire e që dëshmohet me dokumentacione arkivore dhe që ka një parahistori të dëshmuar përmes gërmimesh arkeologjike si: Runiku - lokalitet i Neolitit të hershëm dhe të ri, pastaj monumentet mesjetare si Syrigana - kështjellë antike dhe mesjetare; monumenti mesjetar në Tushilë - “Gjytet” (gërmadha) etj.

Më shumë...

Lajme

Komuna e Skenderajt po investon edhe ne rrugët e Tërnovës
27 prill 2017

Me përmirësimin e kushteve metorologjike intensiteti i punimeve në projektet infrastrukturore që po financohet nga Komuna e Skenderajt po rritet. Kudo kanë filluar punimet në projektet e mbetura nga viti i kaluara dhe në ato të reja.

Kështu në Tërnovë tashmë ka filluar ndërtimi i rrugëve dhe rrugicave të lagjeve. Për të parë nga afër punimet që po zhvillihen këtu Nënkryetari i Komunës së Skenderajt ka qëndruar sot në Tërnovë.  më shumë...

Investime të shumëanëshme në fshatin Morinë të Skenderajt
27 prill 2017

Kanë filluar punimet në rrugët e lagjeve Hoti dhe Kuçica të fshatit Morinë të Skenderajt

Komuna e Skenderajt në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore më qëllim të modernizimit të vendbanimeve dhe lagjeve të Skenderajt, ka filluar realizimin e projektit të ndërtimit të rrugëve të lagjeve në fshatin Morinë.

Punimet kanë filluar në rrugët e lagjeve Hoti dhe Kuçica dhe do të zgjidhin problemin e mungesës së rrugëve të asfaltuara në këto dy lagje.  më shumë...

Nënkryetari Nura dhe Ministri Shala nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për investime në fushën e kulturës dhe sportit
26 prill 2017


Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Ministri i Kulturës Kujtim Shala kanë nënshkruar sot dy marrëveshje bashkëpunim për financimit të projekteve në fushën e sportit dhe kulturës.

Marrëveshja e parë do të mundësojë përfundimin e ndërtimit të Palestrës së Sportit në Skenderaj, e cila ka filluar së ndërtuari vite më parë dhe është projekt vital për sportistët e Skenderajt. Qëllim i marrëveshjes është përshpejtimi i procedurave dhe i punëve përfundimitare në këtë projekt, që do t'i realizojë Komuna e Skenderajt.

 

më shumë...

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit komunal
21 prill 2017

Kuvendi komunal i Skenderajt më datë 28.04.2017, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit, do të mbajë mbledhjen e rregulltë të muajit prill. Në këtë mbledhje Kuvendi do të punojë më këtë Rend dite:

1. Fjala hyrëse;

2. Miratimi i rendit të ditës;

3. Pyetjet e këshilltarëve në pikën të ndryshme;

4. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja  e kaluara;

5. Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit të zëvendësuar z. Musa Fazliu;

6. Propozim – Vendim nr. 02-463/02-0021818/17, i datës; 12.04.2017, për shfuqizimin e vendimit të miratuar nga Kuvendi nr. 1-464-63510, i datës; 05.12.2014 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë nëntëdhjetë e nëntë ( 99) vite të pronës së paluajtshme ndërtimore të Komunës, si dhe vendimin  nr. 01-464-63512, i datës; 05.12.2014 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë nëntëdhjetë e nëntë ( 99) vite të pronës së paluajtshme ndërtimore të Komunës ( raporton Nënkryetari z. Fadil Nura); 

më shumë...

Lagjet Sejdiu dhe Miftari të Runikut po bëhen me rrugë të asfaltuara
14 prill 2017

Falë investimeve të Komunës së Skenderajt dy lagje të Runikut po bëhen me rrugë të reja. Lagja Sejdiu dhe Miftari të këtij fshati janë pjesë e investimeve që Komuna po bën kudo në territorin e saj, me qëllim të rritjes së mirëqenies së të gjithë banorëve.

Më qëllim të monitorimit të punimeve në këto dy rrugë, në Runik ka qëndruar sot Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë më shumë...

 

Hyrja





Tiketa-per-ueb-faqe04-(1).gif
riatdhesimi.jpg
 


 

Lajmet e fundit

Statuti-i-komunes-(1).jpg

Komuna Online


      REGJISTRIMI  I  BUJQËSISË


Anketë

SkenderajAnketa2 Çka mendoni për uebfaqen e re të Komunës ?

Promovimi i të drejtave gjuhësore në Kosovë