Lajme

DEKLARATË PËR MEDIA
22 mars 2017
KF_Ballkani_Logo-(1).pngPas lajmit të publikuar në gazetën e përditshme “Bota Sot” me datën 22 mars 2017, konstatojmë se gjendja në klubin futbollistik ”Ballkani” është skandaloze dhe veprimet e kryetarit të klubit futbollistik “Ballkani” z. Florim Kryeziu janë tepër të ultë dhe te pa pranueshme për Drejtorin për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë të Komunës së Suharekës.

Në bazë të asaj që kemi lexuar në gazetën e përditshme Bota Sot dhe deklaratës me shkrim që kemi marruar nga lojtaret e klubit futollisteik “Ballkani”, kryetari i klubit KF “Ballakni” z. Florim Kryeziu së bashku me kryesin e tij kanë kërkuar nga lojtaret që ndeshja futbollistike në mes KF “Ballkani” dhe KF “Ramiz Sadiku” ta shesin në favor të KF “Ramiz Sadiku”.

Për kundër insistimit nga Kryetari dhe kryesia e KF “Ballkani” për ta shitur lojën, lojtaret e KF “Ballakni” një gjë të tillë nuk e kanë pranuar dhe kanë luajtura me kualitet dhe cilësi të lartë duke arritur fitore kundër KF “Ramiz Sadiku” .

Ne Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë e Komunës së Suharekës pas kësaj këtyre ngjarjeve distancohemi nga ky akt i ultë dhe kundër çdo rregulle sportive dhe i shkëpusim të gjitha marrëdhëniet me Kryetarin aktual z. Florim Kryeziun dhe Kryesin e KF “Ballakni”  deri në normalizimin e gjendjes dhe zgjedhjen e organeve të reja.

Kërkojmë nga themeluesit e KF “Ballakni”, këshilli mbikëqyrës dhe anëtaret e kuvendit që të marrin masa urgjentisht dhe të thirrin kuvend të jashtëzakonshëm duke u bazuar në Statutin  KF “Ballakani”.

më shumë...

Kryetari Asllanaj ka pritur përfaqsuesit e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi
22 mars 2017
IMG_0260.jpgNjë delegacion  i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, sot ka vizituar kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj. Gjatë takimit në zyrën e tij ata kanë biseduar  për mundësinë e një bashkëpunimi reciprok në mes të Komunës së Suharekës dhe Unionit  të Shoqatave Shqiptare në Suedi. Për punën që po bënë  Unioni, për aktivitetët  dhe për ate së kush  është dhe me çka merret Unioni… ka fol Ahmet Bella, sekretar, i cili ka thënë se:” Në Suedi janë diku rreth 70 mijë shqiptarë, shumica prej të cilëve janë të kyçur nëpër Shoqata të ndryshme që pastaj këto shoqata diku rreth 40 sosh janë pjesë e Unionit  të Shoqatave Shqiptare. Ne financohemi nga shteti suedez dhe qëllimi ynë është të mos i shkëputemi kontaktet me vendlindjën, që fëmijtë tanë dhe rinia jonë  të mos asimilohet”. Ndërsa për aktivitetet kulturore ka fol Ramadan Reshitaj, i cili ka numëruar aktivitetet si Festivali i poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare ( tash e 15 vite organizohet ), Festivalin e folklorit për diasporën shqiptare edhe jashtë Suedisë si dhe tash tri vite organizohet edhe Festivali për fëmijë, si  dhe çdo herë organizojmë manifestime me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Për aktivitetet sportive  që zhvillohen në kuadër të Unionit… ka fol Fevzi Ademi. Kryetari Asllanaj, pasi u njoftua për aktivitetin e Unionit, ka përgëzuar shqiptarët për të gjitha të arriturat dhe ka porositur delegacionin që krahas aktiviteteve  kulturore dhe sportive të angazhohen edhe në inkurajimin e bisneseve që të investojnë në vendlindje, sepse nëse shqiptartë nuk investojnë fillimisht,  vështirë se Kompanitë e huaja do ta bëjnë këtë. Në fund të takimit u bisedua edhe për vizita të ndërsjellta në mes të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi dhe Komunës së Suharekës. më shumë...

KPF-ja, ka dërguar për shqyrtim në Asamble 9 pika
21 mars 2017
IMG_0227.JPGAnëtarët e KPF-së ( Komiteti për Politikë dhe Financa ) kanë mbajtur sot takimin e tretë me radh për këtë vit, ku kanë diskutuar për 9 pika të rendit të ditës si: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-2021, tё datës 01.02.2017; 3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për themelimin e zonës ekonomike (parkut industriale) nё Shirokë; 4.Shqyrtimi i projekt-vendimit për emërtimin e bibliotekës së qytetit; 5.Shqyrtimi i projekt-vendimit për faljen e borxhit të pa paguar për taksën në aktivitet; 6.Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacioneve dhe dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës; 7.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për shqyrtimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjat të pronë së komunës; 8.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e llogarisë përfundimtare të të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar–Dhjetor 2016; 9.Informatë për planifikimi përfundimtar i prokurimit;

Për të gjitha këto pika u diskutua shkurtimisht dhe u dha pelqimi unanimisht për tu dërguar në Mledhjën e radhës të Kuvendit të Komunës e cila do të mbahet me 23 mars 2013 me fillim në ora 13.

më shumë...

U mbajt takimi i radhës i KKSB-së
20 mars 2017
IMG_0154.jpgAnëtarët e KKSB-së ( Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ) kanë mbjatur mbledhjën e radhës, ku kanë diskutuar për : Sigurinë në trafik, dukuritë negative, me theks të veqant në Qendrën Zejtare nr.1 dhe nr 2, si dhe për hapsirat  për qasjen e përsonave me nevoja të veçanta.  Takimin e ka kryesuar z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës, ndërsa për sigurinë në trafik ka fol komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi: Gjendja në trafik në këtë muaj ishte jo edhe aq e keqe, e ngjajshme me ate në muajin shkurt. Gjatë këtij muaji kemi shqiptu mbi 400 gjoba në trafik dhe kemi patur 9 aksidente me dëme materjale”. Ndërsa drejtori i arsimit z.Sherif Berisha ka kërkuar që  policia e trafikut të jetë më shpesh prezente përreth shkolës “7 Marsi” dhe gjimnazit “Jeta e Re”, me qëllim që të bëjnë lirimin e hyrjës në shkollë, pasi aty shpesh bllokohet hyrje-dalja nga parkimi  i automjeteve. Për dukuritë negative në dy qendrat zejtare u tha se duhet shtuar inspektimin e  këtyre lokaleve, policia në bashkëpunim me inspektorët, kurse per identifikimin e hapsirave për persona me nevoja të veçanta,  përfaqësuesja e “Handikos-it” në Suharekë, Hamide Bytyçi, ka paraqitur shqetësimet e saja, pasi ka kërkuar që te merreni më shumë me këtë problem sepse sipas saj, përveç në objektin e Komunës askund tjetër nuk ka hapsirë dhe kushte për qasjen e kësaj kategorie të përsonave. më shumë...

Një delegacion nga Komuna e Lilburnit vizitoi Komunën e Suharekës
17 mars 2017
IMG_0100.JPG Brian Burchick, nënkryetar i Komunës së Lilburnit, Jon Stallsmith, pastor në Kishën e këtij qyteti dhe Berat Gegaj  nga “Kosovo hope” kanë vizituar sot Komunën e Suharekës, me çrast janë takuar me nënkryetarin e Komunës, z. Rexhep Kuçi, drejtorin e arsimit z. Sherif Berisha dhe ate të administrates z. Vitor  Markaj. Gjatë këtij takimi nënkryatri I Komunës z.Kuçi, e ka njoftuar këtë delegacion me të arriturat e Komunës, me gjendjen momentale dhe zhvillmet e fundit  në Komunë, ndërsa për gjendjen në arsim ka fol drejtori Berisha.  Z. Brian Burchick, nënkryetar i Komunës së Lilburnit, ka thënë se kjo është hera e dytë që jam në Suharekë. Herën e pare isha para katër vitesh dhe mund të them se këtu ka ndryshuar shumë  çka, ka ndërtime të reja infrastrukturë   të rregulluar dhë po shihet që po ecni përpara. Ndërsa Jon Stallsmith, pastor i cili po ndihmon nxënësit suharekas të cilët  çdo vit po qendrojnë nga një muaj në Lilburn, ka shpreh knaqësinë që gjendet ne Suharekë. “Jemi të lumtur me binjakëzimin dhe për këtë falenderojmë përfaqësuesit e “Kosovo hope” z. Berat dhe Valdete Gegaj, të cilët kanë qenë iniciatorë për këtë binjakëzim. Nënkryetari i Komunës së Lilburnit, i ka dhuruar një dhuratë modeste ( simbolin e qytetit të Lilburnit ) nëktyrtarit Kuçi. Komuna e Lilburnit dhe Komuna e Suharekës tash e disa vite janë të binjakëzuara mes vete.

 

më shumë...

 

Aplikimi Online

POJATA.PNG

SHIROKE.png
LEJET-NDERTIMORE.png
 

10645296_903059936394422_2705533395593496780_n-(1).jpg





raporti-auditorit-(1).png

untitled-(1).bmp
 






projektet.jpg

 

 


gap.jpg


GAP.bmp
 

 

Numrat e rëndësishëm

Komuna 

(Zyra për marëdhënje me publikun)
 

03820045017

029/271-282

Komuna 
(Zyra e Kryetarit)
029/271-035

Policia 
029/271-024

Zjarrëfiksat 
029/271-119

Shtëpia e shëndetit
029/271-031

Kryqi i kuq
029/271-273

Higjiena
029/271-688

Kek
029/271-083

Stacioni i autobusave
029/271-160

GJENDJA CIVILE A JENI TË KËNAQUR ME SHËRBIMET E GJENDJES CIVILE NË KOMUNËN E SUHAREKËS?
 
229
 
390
[Error loading the WebPart '']
Unable to cast object of type 'ASP.cmswebpartlayouts_e5da8de0_84db_400f_8589_8638d5bad59a_editabletext___kallxo_ascx' to type 'CMS.PortalControls.CMSAbstractWebPart'.