Përgjegjësitë e Kuvendit
 
Neni 28
 
Siç parashihet me dispozitat e nenit 11, pika 11.1 të “Rregullores”, Kuv
endi i Komunës e
miraton Statutin. Kuvendi i Komunës mund ta ndryshojë Statutin nëse konsi
deron se një
ndryshim i tillë është i nevojshëm. Çdo vendim për miratimin, apo për
ndryshimin e
Statutit, duhet të miratohet me 2/3 e anëtarëve të pranishëm.
Kuvendi i Komunës e miraton Rregulloren e punës dhe mund t’a ndryshojë atë
nëse
konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Rregullorja e punës
duhet të sigurojë
udhëheqjen dhe kontrollin, duke përfshirë kontrollin efikas financiar të admini
stratës së
Komunës. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Rregullores së punës,
merret nga
shumica e anëtarëve të pranishëm.
 
Neni 29
 
Inciativa për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit mund të merr
et nga: (i) Kryetari i
Komunës, (ii) nga 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe (iii) me
inciativën e 10 %
të banorëve me të drejtë vote në komunë.
Propozimi për ndryshim dhe plotësim duhet të shqyrtohet nga ana e Komi
tetit për
Politikë dhe Financa, pastaj i dërgohet Kuvendit të Komunës për shqyrt
im preliminar.
Nëse Kuvendi nuk e refuzon propozimin, atëherë Kuvendi merr vendim për ta
lëshuar në
diskutim publik;
Pas përfundimit të diskutimit publik, Kuvendi i Komunës vendos se a do t’i
miratojë
ndryshimet dhe plotësimet pasi t’i shqyrtojë të gjitha propozimet që i ka pranuar.
Rregullorja e punës mund të përcaktojë më tej procedurat për plotësimin e Sta
tutit.
 
Neni 30
 
Procedurat për hartimin, ndryshimin apo anulimin e rregulloreve komunal
e duhen të jenë
si vijon:
a) Shefi i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit, në paj
tim me Statutin, propozon
hartimin e rregulloreve komunale lidhur me çështjet në suaza të a
utorizimeve komunale,
siç është paraparë me “Rregullore”, dhe ia dërgon për shqyrtim
kryetarit të Komunës, si
kryesues i Komitetit për Politikë dhe Financa.
b) Miratimin e një rregulloreje komunale mund ta propozojnë së paku sht
atë anëtarë të
Kuvendit. Propozimet e tilla duhet adresuar kryetarit të Komunës, i c
ili duhet ta pëfshijë
si pikë të rendit të ditës për shqyrtim në mbledhjet e radhës t
ë komiteteve përkatëse
komunale. Pas shqyrtimit nga komitetet përkatëse komunale, kryesuesi
duhet t’i përcjellë
propozimet Komitetit për Politikë dhe Financa, i cili do të shqyrtoj
ë dhe propozojë atë,
me apo pa ndryshime, për t’u miratuar nga Kuvendi i Komunës.
c) Kuvendi i Komunës do ta shqyrtojë projektin e rregullores së propozuar dhe, me ose pa
plotësime, do t’a miratojë atë për diskutim publik në pajtim me rre
gullat e punës së
Kuvendit.
d) Të gjitha vërejtjet e pranuara nga opinioni publik duhet të shqyrtohen
nga komisioni i
caktuar nga propozuesi i rregullores. Komisioni duhet të përgatisë një
raport me vërejtjet
e pranuara, i cili duhet t’i dorëzohet për miratim Komitetit për
Politikë dhe Financa dhe
Kuvendit të Komunës.
e) Rregullorja e Komunës, e miratuar nga Kuvendi i Komunës, do të
publikohet në
tabelën e shpalljeve në ndërtesat e Kuvendit të Komunës, si dhe në web
-faqen e
Komunës.
 
Neni 31
 
Kuvendi i Komunës nuk mund të delegojë kompetencën e vet për marrjen
e vendimeve
lidhur me:
a) miratimin e buxhetit;
b) miratimin e çështjeve tjera financiare, që sipas Statutit i janë rez
ervuar
Kuvendit;
c) kompensimet për anëtarët e Kuvendit;
d) raportin vjetor;
e) miratimin, ndryshimin dhe anulimin e rregulloreve lokale komunale;
f) themelimin e komiteteve të përhershme dhe komiteteve tjera;
g) emërimin e zëvendëskryesuesve dhe zëvendëskryesuesit shtesë;
h) emërimin e shefit të Drejtorisë së Administratës dhe Personelit;
i) lartësinë e tarifave, ngarkesave dhe gjobave komunale;
j) krijimin dhe përdorimin e simboleve dhe dhënien e dekoratave dhe titujve
të nderit;
k) emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike dhe
l) bërjen e planeve dhe marrëveshjeve.
Lista e përgjegjësive të padelegueshme e dhënë në pikën 1 të këtij
neni, është ekstrakt
nga “Rregullorja” dhe, përderisa ajo nuk ndryshon, nuk mund t’i nënshtrohet asnj
ë
ndryshimi, plotësimi ose modifikimi.
Si shtesë në listën e përgjegjësive të padelegueshme të
marra nga “Rregullorja” e cila
paraqitet më lart, çështjet në vijim mbeten në kompetencë të Kuvendi
t të Komunës dhe
nuk mund të delegohen:
 
a) Vendimet që kanë të bëjnë me dhënien e pronës së Komunës me qir
a. Të gjitha
vendimet e Kuvendit të Komunës për dhënien e pronës me qira, varen nga dis
pozitat e
nenit 44, pika 2 e “Rregullores”.
b) Miratimi i:
- Planit zhvillimor urban (PZHU),
- Planit zhvillimor komunal (PZHK),
- Planit rregullues urban (PRRU), dhe ndryshimi i tyre.
c) Themelimi i ndërmarrjeve të Komunës.
 


Kuvendi