fjalimi i kryetarit

Kryetari i komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj, me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës. | 2017-06-24

14953889_1330727820311382_6646367889608737096_n.jpg"Gëzuar Festën e Fitër Bajramit, me dëshirën më të madhe që  drita e kësaj feste, të ngrohë shpirtin tuaj. Paqja dhe lumturia qoftë mbi ju dhe familjet tuaja. Shpresoj dhe urojë që kjo ditë të sjellë më shumë solidaritet, më  shumë bashkim, më shumë dashuri dhe respekt tek ju..."

 

                                                                          
 
                                                            Kryetari i Komunës së Suharekës

                                                                       Sali Asllanaj

 

 

 

Këtë vit 1.044 nxënës do të regjistrohen në tri shkolla të mesme të Suharekës | 2017-06-22

IMG_1863.jpg“Në vitin shkollor 2017/2018 do të regjistrohen 1.044 nxënës në tri shkolla të mesme në Suharekë dhe ate 348 nxënës në Gjimnazin “Jeta e re”, 324 në Shkollën teknike “Skender Luarasi” dhe 336 ne Shkollën peofesionale “Avdyl Ramaj”, ka thënë  nënkryetari i Komunës së Suharekës z. Rexhep Kuçi, në takimin e rregullt për siguri lokale, ku ka bërë të ditur edhe për aktivitetet tjera që kanë ndodhur gjatë javës në Komunë, si takimi i gjashtë Komunave të Regjionit të Prizrenit me temë “Integrimi i komuniteteve”. Ndërsa për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar  komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi. Ai ka thënë se gjatë javës kanë  ndodhur këto raste: 3 vjedhje, dy të lehta dhe një e rëndë, 3 aksidente në trafik, 1 mashtrim, 2 kanosje dhe 3 lëndime njëri prej të cilave ka ndodhur në Vraniq.  Komandanti Lumi ka raportuar edhe për konfiskimin e një mjeti transportues pasi është hasur  i ngarkuar me dru të cilat supozohet që kanë qenë të vjedhura.
 

KPF-ja ka debatuar KAB-in për periudhën 2018-2020 | 2017-06-21

456-(1).jpgAnëtarët e KPF –së ( Komitetit per Politikë dhe Financa ) sot në takimin e VI të rregullt për këtë vit kanë shqyrtuar tri pika të rendit të ditës : 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Shqyrtimi i projekt-vendim për miratimin e KAB-it për periudhën 2018-2020 dhe 3.Shqyrtimi i peticionit të fshatit Popolan; Për projekt-vendimin për miratimin e KAB-it ( Kornizës Afatmesme Buxhetore ) 2018-2020, fillimisht drejtori i Drejtorisë Komunale për Ekonomi, Buxhet dhe Finanaca, z. Bexhet Kuçi, ka elaboruar kornizën afatmesme buxhetore, kurse me pas edhe z.Nexhat Ramadani, drejtor I Shërbimeve publike ka dhënë sqarime shtesë rreth Projekteve kapitale. Kurse anëtarët e KPF-së, si Florije Bytyçi (PDK), Ardian Shala (LDK) Alush Shala (PDK), Leonard Shala (VV), Nadire Hoxha (AAK) dhe Gëzim Kryeziu (LDK) kanë parashtruar pyetje të ndryshme rreth Listës së projekteve kapitale, për çka edhe kanë marrë përgjigje nga ekzekutivi që ishte prezentë në takim. Pas debateve kjo pikë u votua që të del para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës. Miratimin për të dal në takimin e radhës së Kuvendit e ka marrë edhe peticioni i banorëve të fshatit Popolan.

 

Për 120 bletarë suharekas, u ndanë 571 koshere | 2017-06-19

IMG_185433333.jpgKomuna e Suharekës, përkatsisht Drejtoria Komunale për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari, sot ka ndihmuar fermerët suharekas, ata të cilët merren me bletari. Për 120 bletarë, janë shpërnadrë 571 koshere për bletë. Drejtori i kesaj drejtorie  Xhemajl  Kabashaj, ka thënë se kjo është një ndihmë simbolike që komuna e jonë për herë të parë ua jep bletarëve, meqenëse interesimi ishte shumë i madh për të përfituar ne kemi shkuar me një metodë ku nga 10 koshere perfitojnë ata që kanë mbi 100 të përfitojnë nga 10 koshere. Ndërsa kryetari  i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj duke uruar bletarët që të kenë sa më shumë rezultate në punët e tyre, ka premtuar që çdo vit Komuna do ta rrit buxhetin në mënyrë që të ndihmoheni sa më shumë. Buxheti i Komunës, nuk lejon shumë ndihmë të madhe, por në këtë mënyrë do të mundohemi tju ndihmojmë në mënyrë simbolike. Juve ju mbetet të punoni sa më shumë dhe të gjëni përkrahjen edhe te Komuna edhe te Qeverija, se pa përkrahje e keni vështirë. Kryetari Asllanaj, më pastaj ka premtuar se së shpejti do të bëhet edhe shpërndarja e makinave që bënë shpërndarjen e plehut artificiale, pastaj projekti  për  furnizim me fidane te mjedrës, rrushit etj.
 

DKA në Suharekë njofton | 2017-06-15

U mbajt pjesa e parë e testit të maturës

Në bazë  numrit të nxenësve, DKA në Suharekë ka planifikuar që këtë vit testi i maturës të organizohet në 4 objekte shkollore përkatesisht në 9 qendra testimi.

Testit iu nënshtruan afërsisht 850 nxënës,  ku administruesit ishin mësimdhënës nga shkollat e mesme të Prizrenit.

Gjatë testimit Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Z.Sherif Berisha ka vizituar të gjitha qendrat e testimit ndërsa asistuan edhe ekipe nga Policia e Kosovës dhe QKMF-ja. Gjithë procesi i testimit ka shkuar mirë pa u shënuar asnjë incident rasti.

Pjesa e dytë e testimit do të mbahet me  24 qershor, në të njejtat qendra të testimit, përkatësisht në të njejtat objekte shkollore.

 

 

U mbajt takimi i rregullt i sigurisë lokale | 2017-06-15

IMG_1836.jpgNë takimin e radhës  të sigurisë lokale kryesuesi i takimit, z.Rexhep Kuçi,  nënkryetar i Komunës, ka fol për punët që janë zhvilluar në komunë gjatë javës që lamë pas. Ai ka bërë të ditur për qendrimin e mjekve amerikan  dhe për barërat që ata kanë sjellur në Kosovë, si dhe për nënshkrimin e marrëveshjës së mirëkuptimit për shkëmbim përvojash të mjekëvë nga kosova dhe atyre nga SHBA-ja. Pastaj ka fol edhe për  Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020 e cila është në proces të pregatitjës , ka fol edhe për zgjedhjet e 11 qershorit që kanë kaluar mirë dhe pa incidente si dhe për kremtimin e ditës së çlirimit të Komunës së Suharekës.  Ndërsa, shefi i Operativës   stacionin policor në Suharekë, toger  Haxhi Kabashi, ka raportuar për ngjarjet që kanë ndodhur si:  1 aksident në komunikacion , 1 vjedhje, 1 rast i lendimit trupor, 1 dëmtim i pronës,  1 rast i pengimit të përsonit zyrtar dhe një rast i dhunës në familje që ka ndodhur ne Suharekë

 

Kryetari Asllanaj: “13 Qershori 1999, ka qenë dita më e lumtur në jetë për të gjithë ne” | 2017-06-13

Aktivitetet për Ditën e çlirimit po vazhdojnë edhe në orët e pasditës. Në ambientet e poligonit sportiv në Gjimnazin “Jeta e re” në Suharekë u shfaq një program festiv ku kanë përformuar emra të njohur të muzikës nga Suhareka dhe nga vendi. Në këtë manifestim kryetari I Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, ka mbajt nje fjalim rasti ku ka thënë: “Nëse e kthejmë kokën për 18 vite mbrapa do ta kemi një ndjenjë të veqantë , ka qenë dita më e lumtur në jetë, kur me 13 Qershor, u fut UÇK-ja në Therandë, përjetimi I till nuk mund të përjetohet më…çfardo feste që kemi të gjitha janë madhështore, por kjo e 13 qershorit është më e ëmbël dhe më e dashur për neve. Këte po e them për fëmijtë tanë që kanë qenë të vegjel apo kanë lindur më vonë, sepse vërtet 13 qershori është data që do të thotë ndërpreje e dhunës së sllavosërbëve dhe ardhja e ushtarëve çlirimitar në komunën tone…”  Me një fjalë rasti është paraqitur edhe Gëzim Hazrolli dhe Destan Zekolli. Pas pjesës foljore ka filluar pjesa argëtuese për të pranishmit

1B.jpg2B.jpg4B.jpg7B.jpg
 

Veteranet e luftës defiluan nëpër qytet | 2017-06-13

Veteranët e luftës së UÇK-së, ushtarë të Brigadës 123 e cila ka vepruar gjatë luftës në këtë pjesë së  bashku me struktura tjera udhëheqëse të komunës dhe mysafirë tjerë të cilët po marrin pjesë në kremtimin e 13 Qershorit - Ditës së  çlirimit dhe ditës së dëshmorëve të Komunës së Suharekës. Ata kanë defiluar rrugës kryesore të qytetit  duke rikujtuar dhe një herë hyrjen në qytet si çlirimtarë,  pas përfundimit të luftës me 13 qershor të vitit 1999. Kjo tashmë është bërë traditë që çdo 13 qershor, veteranët e UÇK-së,të defilojnë nëpër rrugën kryesore të qytetit, deri të vendi ku mbahet Koncerti festiv

2A.jpg3A.jpg4A.jpg5A.jpg
 

FMG BAU fitoi trofeun në futboll | 2017-06-13

Në kuadër të aktiviteteve për 13 Qershorin – Ditën e çlirimit dhe Ditën e dëshmorëve , është zhvilluar edhe finalja në futsallë, ku janë takuar KF Dubrava dhe KF FMG BAU, takim të cilin e ka fituar FMG BAU me rezultat 6;3 dhe ka fituar trofeun e Ditës së çlirimit
_MG_7050.jpg_MG_7052.jpg_MG_7059.jpg_MG_7063.jpg

 

KV nga Gjinoci e fitoi kupën e 13 Qershorit | 2017-06-13

Në kuadër të aktiviteteve për 13 Qershorin – Ditën e çlirimit dhe Ditën e dëshmorëve , janë organizuar gara në futboll të vogël dhe në Volejboll për femra. Në finale të turneut janë takuar KV Gjinoci” dhe KV “Greikoci”. Finalja ka përfunduar me vetëm dy seta pasi të dyja I ka fituar Klubi i Volejbollit ( femrat) nga Gjinoci, të cilat fituan Kupën e Ditës së çlirimit – 13 Qershori. Turneu është zhvilluar ne Palestrën sportive “13 Qershori” në  Suharekë,
IMG_1714.JPGIMG_1719.JPG
 
Duke paraqitur rezultatet 1-10 (of 1787)
 |<  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in