Lajmet   Koloneli i KFOR-it Italian në Pejë Ettore Gagliardi, ka takuar kryetarin Muharremaj

Koloneli i KFOR-it Italian në Pejë Ettore Gagliardi, ka takuar kryetarin Muharremaj - 12 janar 2018

Koloneli  i KFOR-it Italian në Pejë  Ettore Gagliardi me bashkëpunëtorë sot ka takuar kryetarin e Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj. Gjatë këtij takimi, kryetari Muharremaj e ka njoftuar  Koloneli  e  KFOR-it Italian në Pejë  Ettore Gagliardi, me gjendjën e tanishme në Komunën e Suharekës, si në fushën e sigurisë, të ekonomisë, infrastruktures etj. Kryetari Muharremaj , gjithahstu ka fol edhe për bashkëpunimin e mire që e ka Komuna e Suharekës me KFOR-in, përkatsisht me ekipin e LMT-së që vepron në Komunën e Suharekës. Ata gjatë bisedës janë dakorduar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmën.  Koloneli  Ettore Gagliardi, ka uruar edhe për detyrën e re kryetarin Muharremaj, në postin e të parit të Komunës, ndërsa kryetari është shprehur se do të jem kryetar për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, politike etj.
IMG_7783.jpgIMG_7791.jpg



RSS

Sign in