Lajmet   Një delegacion nga Komuna e Lilburnit vizitoi Komunën e Suharekës

Një delegacion nga Komuna e Lilburnit vizitoi Komunën e Suharekës - 17 mars 2017

IMG_0100.JPG Brian Burchick, nënkryetar i Komunës së Lilburnit, Jon Stallsmith, pastor në Kishën e këtij qyteti dhe Berat Gegaj  nga “Kosovo hope” kanë vizituar sot Komunën e Suharekës, me çrast janë takuar me nënkryetarin e Komunës, z. Rexhep Kuçi, drejtorin e arsimit z. Sherif Berisha dhe ate të administrates z. Vitor  Markaj. Gjatë këtij takimi nënkryatri I Komunës z.Kuçi, e ka njoftuar këtë delegacion me të arriturat e Komunës, me gjendjen momentale dhe zhvillmet e fundit  në Komunë, ndërsa për gjendjen në arsim ka fol drejtori Berisha.  Z. Brian Burchick, nënkryetar i Komunës së Lilburnit, ka thënë se kjo është hera e dytë që jam në Suharekë. Herën e pare isha para katër vitesh dhe mund të them se këtu ka ndryshuar shumë  çka, ka ndërtime të reja infrastrukturë   të rregulluar dhë po shihet që po ecni përpara. Ndërsa Jon Stallsmith, pastor i cili po ndihmon nxënësit suharekas të cilët  çdo vit po qendrojnë nga një muaj në Lilburn, ka shpreh knaqësinë që gjendet ne Suharekë. “Jemi të lumtur me binjakëzimin dhe për këtë falenderojmë përfaqësuesit e “Kosovo hope” z. Berat dhe Valdete Gegaj, të cilët kanë qenë iniciatorë për këtë binjakëzim. Nënkryetari i Komunës së Lilburnit, i ka dhuruar një dhuratë modeste ( simbolin e qytetit të Lilburnit ) nëktyrtarit Kuçi. Komuna e Lilburnit dhe Komuna e Suharekës tash e disa vite janë të binjakëzuara mes vete.

 



RSS

Sign in