Lajmet   Situatë e qetë, me pak raste të ndodhura gjatë javës

Situatë e qetë, me pak raste të ndodhura gjatë javës - 16 mars 2017

Në takimin e rregullt jaIMG_0094.jpgvor të koordinimit lokal për siguri, që u mbajt sot,  komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, e ka vlerësuar të qetë dhe të sigurtë  gjendjën në Komunë. Ai ka raportuar  edhe për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës që e lamë pas si:  2 raste të vjedhjeve, 2  lëndime  të lehta trupore, 5 raste të  dëmtimit të pronës, 1 incident i zjarrit në ShFMU “ Naum Veqilharxhi” në Mohlan, 1 mjet i gjetur i pashpërthyer  dhe 1 rast i nxitjës së urrejtjës. Kurse për punët dhe aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë ka fol  kryesuesi i takimit, z.Rexhep Kuçi,  nënkryetar i Komunës. Ai ka bërë te ditur për vizitën e përfaqësuesit të CIMIK –ut italian, pastaj për takimin lidhur me përmbylljen e projektit “Sistemi i unifikuar i adresave” si dhe për pregatitjet rreth fillimit të realizimit të disa projekteve për infrastrukturë nëpër mjedise të Komunës sonë.


RSS

Sign in