Lajmet   U mbajt takimi i radhës i KKSB-së

U mbajt takimi i radhës i KKSB-së - 20 mars 2017

IMG_0154.jpgAnëtarët e KKSB-së ( Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ) kanë mbjatur mbledhjën e radhës, ku kanë diskutuar për : Sigurinë në trafik, dukuritë negative, me theks të veqant në Qendrën Zejtare nr.1 dhe nr 2, si dhe për hapsirat  për qasjen e përsonave me nevoja të veçanta.  Takimin e ka kryesuar z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës, ndërsa për sigurinë në trafik ka fol komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi: Gjendja në trafik në këtë muaj ishte jo edhe aq e keqe, e ngjajshme me ate në muajin shkurt. Gjatë këtij muaji kemi shqiptu mbi 400 gjoba në trafik dhe kemi patur 9 aksidente me dëme materjale”. Ndërsa drejtori i arsimit z.Sherif Berisha ka kërkuar që  policia e trafikut të jetë më shpesh prezente përreth shkolës “7 Marsi” dhe gjimnazit “Jeta e Re”, me qëllim që të bëjnë lirimin e hyrjës në shkollë, pasi aty shpesh bllokohet hyrje-dalja nga parkimi  i automjeteve. Për dukuritë negative në dy qendrat zejtare u tha se duhet shtuar inspektimin e  këtyre lokaleve, policia në bashkëpunim me inspektorët, kurse per identifikimin e hapsirave për persona me nevoja të veçanta,  përfaqësuesja e “Handikos-it” në Suharekë, Hamide Bytyçi, ka paraqitur shqetësimet e saja, pasi ka kërkuar që te merreni më shumë me këtë problem sepse sipas saj, përveç në objektin e Komunës askund tjetër nuk ka hapsirë dhe kushte për qasjen e kësaj kategorie të përsonave.


RSS

Sign in