Lajmet   U mbajt takimi për përmbylljen e Projektit: “ Sistemi i unifikuar i adresave”

U mbajt takimi për përmbylljen e Projektit: “ Sistemi i unifikuar i adresave” - 15 mars 2017

Përfaqsuesja IMG_0088.jpge Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Malgorzata Skocinska, përfaqësuesit nga Agjensioni Kadastral  i Kosovës, Blerina Kurti dhe Berat Preniqi,  Kompania “Sinjalizimi”  nga Suhareka,  dhe  Drejtoria Komunale  për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, kanë biseduar sot rreth përmbylljës së Projektit:  “ Sistemi i unifikuar i adresave” në Komunën e Suharekës. Ne këtë takim znj. Skocinska, ka lavdëruar punën e bërë në Komunën e Suharekës, pasi siç ka theksuar ajo “keni bërë punë të mirë dhe të suskseshme, për çka ju përgëzoj”, kurse në emër  të kryetarit Asllanaj, ka përshëndetur  dhe njikohsisht ka falenderuar  për përkrahje z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës. Ndërsa për punët qe janë bërë deri tash në terren,  ka elaboruar Drejtori  Komunal  për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis  z.Kushtrim Kicaj. “Konform  projektit janë vendosur të gjitha  tabelat e parapara. Që ky projekt të ketë një formë përmbajtsore ne do të donim të vazhdonim me vendosjen e numrave nëpër hyrje, ku  në bazë të regjistrit të sistemit të adresave për momentin janë diku 15.900 hyrje ( bazuar në ortofoton e vitit 2012). Nga Drejtoria për Urbanizëm u kërkua të shikohet mundësia e financimit të Projektit nga BE-ja,   në një vlerë të përafërt  prej 75 mijë euro.  Përveç tjerash u theksua se edhe Komuna mund të jetë si bashkëfinancuese e ketij Projekti. Gjatë takimi u diskutuan edhe ankesat e qytetarëve që kanë arritur gjatë procesit të vendosjes së tabelave, për çka u tha se është foemuar një komision  I cili do të shqyrtojë ankesat konform ligjit për system të adresave

Vlerësim i përbashkët i këtij takimi ka qenë se realizimi i projektit :  “ Sistemi i unifikuar i adresave”në Komunën e Suharekës është kryer shumë mirë nga të gjithë  ata që kanë qenë  pjesë e realizimit të tij. Financuese  e projektit :  “ Sistemi i unifikuar i adresave” ka qenë  Zyra e BE-së në Kosovë



RSS

Sign in