Arsimi

Procesi edukativo arsimor në Komunë e Vitisë përfshinë nivelet e ndryshme si prej atij parafillor e deri te ai i mesëm e i lartë. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në atë serbe dhe ka gjithsej 15 shkolla fillore me 16 paralele të ndara fizike në gjuhën shqipe dhe 2shkolla të mesme. Gjithashtu në këtë komunë procesin mësimor e zhvillojnë edhe 1 shkollë fillore në gjuhën serbe si dhe çerdhen “Gëzimi ynë “ në Viti.
Në këto institucione shkollore vijonë mësimin rreth 13000 nxënës ndërsa punojnë mbi 850 arsimtarë.
Më qellim të ofrimit sa më të mirë të kushteve në fushën e arsimit të kësaj komune për punë dhe për zhvillimin e procesit edukativo mësimor dhe të ngritjes së cilësisë së saj, në agjendën e Institucioneve komunale është jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese shkollore, por edhe ndërtimi i shkollave të reja. E gjithë kjo duke pasur për bazë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të nxënësve.
2.bmp

NUMRAT E KONTAKTIT TË DREJTORËVE TË SHKOLLAVE