Shëndetësia

Rrjeti shëndetësor në komunën e Vitisë është mjaft mirë i shpërndarë.
Qytetarët e Vitisë për të marrë ndihmën e dhe kujdesin primar shëndetësor, mundë të drejtohen në gjashtë punkte të Mjekësisë Familjare (nëpër disa fshatra të kësaj komune), ndërkohë që në qytetin e Vitisë ekziston Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nëna Tereze”, e cila për qytetarët e Vitisë ofron 24 orë shërbime. Këto qendra e punkte, i mundësojnë Vitiasve që brenda 10-15 minutave të arrijnë deri në ambulancë ku mundë ti ofrohet kujdesi primar shëndetësor.

25.bmp

Në QKMF “ Nëna Tereze”
kryhen këto shërbime:
·         Shërbimi i përgjithshëm
·         m i mjekësisë familjare
·         Shërbimi gjinekologjik
·         Shërbimi internistik
·         Shërbimi pediatrik
·         Shërbimi Stomatologjik dhe Shërbimi për vaksinim.
Kjo qendër ka rreth 154 të punësuar, ndërkaq numri 094 është gjithnjë i hapur për thirrjet emergjente.