Lajmet

N J O F T I M | 28 mars 2017
  PROJEKTI  I  AKSIONIT PËR PASTRIM NË MUAJIN PRILL  2017, ME MOTON                                                   ”PASTRO DHE RUAJE” 

Me rastin e Ditës së Tokës, 22, Prillin, Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, përkatësisht, Sektori i Mjedisit  muajin prill e shpallë muaj të pastrimit , në gjithë territorin e Komunës së Vitisë.


Komuna e Vitisë dhe Helvetas Swiss Intercooperation-Demos nisin edhe një projekt të rëndësishëm në Viti | 28 mars 2017
Komuna e Vitisë dhe Helvetas Swiss Intercooperation-Demos kanë filluar sot me punimet në projektit “Ndërtimi i trotuareve, dhe hapësirave të gjelbër dhe ndriçimit publik në qytetin e Vitisë, konkretisht për gjatë shëtitores Viti-Binq që është për skaj të lumit “ Morava e Binqës”. Gjithashtu me këtë projekt parashihet edhe rregullimi i pjesëve të tjera në qytetin e Vitisë.
 

Ansambli “Emin Duraku” nga Shkupi mori vendin e parë në Festivalin “Flakadani i Karadakut 2017” | 27 mars 2017
 Mbrëmë është mbajtur nata e tretë e Festivalit  mbarëkombëtar të këngës dhe valles shqipe, me të cilën ngjarje edhe ka përfunduar Manifestimi tradicional kulturo sportivë “Flakadani i Karadakut 2017”. Në natën finale të Festivalit, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, të cilit i është ndarë një mirënjohje nga Unioni i shoqatave shqiptare në Suedi. 

Liridona Rrahmani shpallët fituese e fotografisë “Flakadani i Karadakut 2017” | 27 mars 2017
 Aktivitete 6 ditore të Manifestimit mbarëkombëtar “Flakadani i Karadakut 2017” janë përmbyllur mbrëmë me zgjedhjen e fotografisë më të mirë të bërë gatë këtij manifestimi. Fotografia më e mirë është vlerësuar nga fotografi i njohur Kosovar, Arton Humolli ku nga 7 fotograf të cilët kishin përcjellë të gjitha aktivitetet kulturore, sportive e artistike  fituese e kësaj gare doli fotografja Liridona Rrahmani.

Fotolajm: Përfundoj turniri i shahut " Flakadani i Karadakut" | 27 mars 2017
 Vendin e parë e morri mjeshtri ndërkombëtar i shahut, Dejan Stojankovski, vendi dytë Muhamet Asllani-Gjilan, vendi tretë: Sulejman Suloviç, vendi katërt: Nderin Saraqi, vendi pestë: Bedri Sadiku dhe vendi i gjashtë: Jakup Haxhiu.

“Mendi Market” nga Vitia fitues i turnirit në futboll të vogël “Flakadani i Karadakut 2017” | 27 mars 2017
 “Mendi Market” nga Vitia ka mposhtur sot në finale ekipin e futbollit Kabashi, me rezultat 4:3, duke u bërë edhe fitues i turnirit mbarëkombëtar në futboll të vogël në kuadër të manifestimit “Flakadani i Karadakut 2017. Ndërkaq lojtari më i mirë u shpall Valmir Mehmeti, portieri më i mirë Dardan Ismajli e golashënuesi më i mire u shpallë Avdulla Azizi.

U mbajt turniri mbarë kombëtar i Pingpongut “Flakadani i Karadakut 2017” | 27 mars 2017
 Në orët e mbrëmjes ka përfunduar sonte turniri mbarë kombëtar i Pingpongut “Flakadani i Karadakut”. Me këtë rast u shpallën edhe fituesit e këtij turniri si dhe u ndanë mirënjohje për pjesëmarrësit. Rezultatet janë këto:

U hap Festivali i Ansambleve dhe Shoqërive “Flakadani i Karadakut 2017” | 24 mars 2017
Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2017” , është hapur sonte festivali mbarë kombëtar i ansambleve dhe shoqërive kulturo artistike. Festivalin e ka hapur me një program të pasur jashtë konkurrencës Ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia.  

Ibrahim Kadriu fitues i orës së madhe letrare “Flakadani i Karadakut 2017” | 23 mars 2017
 Është mbajtur sonte Ora e madhe letrare e “Flakadanit të Karadakut”, në të cilën kanë marrë pjesë poetë nga vise të ndryshme shqiptare si  nga Presheva, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe qendra të ndryshme nga Kosova. 

Me ndezjen e flakadanit në qendër të qytetit hapët manifestimi tradiciona l “Flakadani i Karadakut” | 22 mars 2017
Me ndezjen e Flakadanit në sheshin e qytetit “Nijazi Azemi” në Viti është hapur sot manifestimit tradicional Kulturor e Sportiv Flakadani i Karadakut, që mbahet për 16 herë me radhë në Viti dhe atë sivjet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Përndryshe nga 21 deri me 26 mars do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe sportive.
 

Duke paraqitur rezultatet 1-10 (of 1771)
  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  > 

Sign in