Lajmet   Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbajti konferencë shtypi

2017-03-17

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbajti konferencë shtypi
Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Kaltrina Sylejmani, përmes një konference për shtyp ka prezantuar sot aktivitetet kulturore e sportive që pritet të zhvillohen në Manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2017”. Drejtoresha Sylejmani ka theksuar se agjenda e aktiviteteve të Flakadanit është tradicionale, por se për çdo vit është pasuruar me risi, që e kanë begatuar këtë manifestim. 
 “Sivjet si risi e kemi trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës , ekspozitën mbarëkombëtare të Festivalit, si dhe pjesëmarrjen e Ansamblit të këngëve dhe valleve të diasporës shqiptare që jeton në Suedi. Gjithashtu na nderon edhe këtë vit me pjesëmarrja Ansambli “Shota”, kurse sa i përket aktiviteteve sportive , do të kemi gara në futboll të vogël të cilat fillojnë sonte prej orës 17;00, mandej gara në ping pong dhe në shah”, ka thënë ajo, duke falënderuar edhe anëtarët e trupës koordinuese, të cilët janë angazhuar vullnetarisht për të ndihmuar organizimin sa më të mirë të gjithë Manifestimit. 

Sign in