Lajmet   Ka filluar faza e aplikimit në projektin”Gjenerim i të ardhurave”

2017-08-08

 Ka filluar faza e aplikimit në projektin”Gjenerim i të ardhurave”
Ka filluar sot faza e aplikimit në projektin “Gjenerim i të ardhurave”, projekt ky i mbështetur nga Qeveria e Dukatës së Luksemburgut dhe Komunës së Vitisë, Fondacionit Kosovë-Luksmeburg, që ka për qëllim bashkëfinancimin e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese të kësaj komune. Ditë më parë është mbajtur një sesion informues për kriteret dhe mënyrat e aplikimit në këtë projekt. Rreth rëndësisë së këtij projekti foli përfaqësuesi i Fondacionit Kosovë-Luksemburg Fisnik Beqiri, i cili gjithashtu ka përmendur ecurinë e punëve dhe proceset në fazat e aplikimit, të të interesuarve për të qenë përfitues të projektit “Gjenerim i të ardhurave”. I pranishëm në këtë takim, ishte edhe drejtori I Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Veton Ademi.
 IMG_1070.JPG

Sign in