Lajmet   Komuna e Vitisë bëhet përfituese e projektit të BE-së, “Turizmi pa kufinjë”

2017-12-27

 Komuna e Vitisë bëhet përfituese e projektit të BE-së, “Turizmi pa kufinjë”
Sot, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në emër të kësaj komune nënshkroi kontratën me Bashkimin Evropian në lidhje me implementimin e projektit ''Turizmi pa kufinjë'. Ky projekt është pjesë e programit të BE- Bashkëpunimi Ndërkufitar së bashku me komunën e Kriva Palankës në Republikën e Maqedonisë. Vlera e projektit ''Turizmi pa kufinjë'' do të jetë rreth 313.000.00 euro dhe do të ndihmoj në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimit të vendeve turistike dhe rekreative të komunës sonë dhe komunes se Kriva Pallankes. Pas nënshkrimit të këtij projekti Kryetari Haliti tha se me implementimin e këtij projekti të rëndësishëm në komunën e Vitisë, pritet të zhvillohet sektori i turizmit duke potencuar se në këtë fushë kjo komunë ka potenciale të mëdha.
Kriva-Palanka-1.jpg
 

Sign in