Lajmet   Komuna e Vitisë dhe komuna e Kriva Palankës së Maqedonisë fillojnë bashkëpunimin me projekte të për

2017-07-14

 Komuna e Vitisë dhe komuna e Kriva Palankës së Maqedonisë fillojnë bashkëpunimin me projekte të përbashkëta ndërkufitare
Në kuadër të projektit Bashkëpunimi Ndërkufitar të Bashkimit Evropian, Komuna e Vitisë në të ardhmen do të bashkëpunoj me Komunën e Kriva Palankës, të Republikës së Maqedonisë. Bashkëpunimi mes dy komunave do të bëhet në fushën e përmirësimit të ambientit. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryetari i komunës Kriva Palanka nga Maqedonia, Arsencho Aleksovski, gjatë një takimi që është mbajtur sot në Gjilan janë pajtuar që të bashkëpunojnë dhe të konkurrojnë bashkërisht në fondet e BE-së dhe atë me projekte të përbashkëta ndërkufitare. Dy kryetarët janë zotuar se do të bashkëpunojnë me projekte konkrete që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.
 VK1.jpg

Sign in