Lajmet   Kryesuesi Pira takohet me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja

2017-09-11

 Kryesuesi Pira takohet me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja
 Kryesuesi i Kuvendit  Komunal të Vitisë, Naim Pira ka zhvilluar një vizitë 3 ditore në Bashkinë e Kavajës së Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite ai ka takuar edhe kryetarin e bashkësisë së Kavajës, Isa Sakja. Gjatë këtij takimi dy kryetarët kanë biseduar rreth mundësisë të bashkëpunimit në mes të dyja komunave. Ndër tjerash kryesuesi, Pira e ka njoftuar atë me zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë por edhe me punën e Kuvendit Komunal dhe trupat e saj. Për të qenë i informuar më shumë rreth punës së institucioneve komunale gjatë vitit të shkuar kryesuesi Pira,  i ka dorëzuar kryetarit Sakja, vjetarin e komunës për vitin  2016. Në këtë vjetar  janë pasqyruar aktivitetet më të rëndësishme të Komunës dhe të Kuvendit të Vitisë.  
 
 Kavaje11.jpg

Sign in