Lajmet   Kryetari Haliti kërkon publikisht nga AUV kompensimin e dëmeve për gjedhët e ngordhura

2017-07-14

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju bënë thirrje publike Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV) që të bëjë kompensimin e dëmeve në sektorin e blegtorisë të shkaktuara nga sëmundja gungore e Gjedhit ( LSD), gjatë vitit të kaluar ku si pasoj e saj kanë ngordhur 36 krerë gjedhe.
 
Si kryetari i kësaj komune ju bëjë thirrje publike Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës që të bëjë kompensimin e dëmeve në sektorin e blegtorisë të shkaktuara nga sëmundja gungore e Gjedhit ( LSD). 
Pas obligimeve që ka pasur dhe i ka kryere komuna e Vitisë si: identifikimi i sëmundjes, këshillimi, trajtimi, lajmërimi i rasteve, përcjellja e vaksinimit të kafshëve si dhe varrosja e tyre. Ne si Institucione lokale kemi dorëzuar dosjet për dëmet e shkaktuara për secilin fermerë ku në vitin 2016 si pasoj e sëmundjes gungore të Gjedhit (LSD) kemi pasur ngordhjen e 36 krerëve gjedhe në këtë komunë si dhe mbi 180 të tjera që prekura nga kjo sëmundje. 
Pos raporteve që i kemi dorëzuar me kohë në AUV gjithashtu ju kemi rikujtuar nevojën e kompensimit të fermerëve tanë me shkresë zyrtare javë më parë. 
Kërkojmë nga ju që sa më parë të bëhet kompensimi i dëmit pasi që kjo që bie në kompetence të këtij agjensioni.

Sign in