Lajmet   Kryetari Haliti priti në takim Leutrim Hebibin, i cili është pjesë e Kuvendit Vernier në Gjenevë të

2017-07-14

 Kryetari Haliti priti në takim Leutrim Hebibin, i cili është pjesë e Kuvendit Vernier në Gjenevë të Zvicrës
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Leutrim Hebibin, i cili është me prejardhje nga kjo komunë e që është pjesë i Kuvendit Vernier, në kantonin e Gjenevës në Zvicër. Me këtë rast Kryetari Haliti, i ka ofruar atij mbështetje të plotë, pasi që z. Hebibi do të hy garës për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Gjenevës. 
 Po ashtu kryetari Haliti ju ka bërë thirrje vitiasve që jetojnë në Zvicër dhe që kanë të drejtë vote që të përkrahin bashkëvendësin e tyre, Leutrim Hebibi në këto zgjedhje. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar edhe rreth takimit që pritet të zhvilloj z. Thierry Apothéloz, kryetar i komunës së Vernier në komunën e Vitisë. Përndryshe ky takim do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit që kanë nisur këto dy komuna me parë. Kurse në muaj Prill një delegacion i përbërë nga komuna e Vitisë, në krye me Kryetarin Haliti kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në këtë komunë.


IMG_9890.JPG

Sign in