Lajmet   Kryetari Haliti uron besimtarët katolik për Festën e Krishtlindjeve

2017-12-24

 Kryetari Haliti uron besimtarët katolik për Festën e Krishtlindjeve

Me rastin e Festës së Krishtlindjeve, kryetari i   komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar qytetarët e besimit të krishterë me dëshirën që kjo Festë të sjellë sa më shumë fat, harmoni, gëzim dhe lumturi në familjet e tyre.

"Kam kënaqësinë t’jua përcjellë urimet më të përzemërta me rastin e festës së Krishtlindjes, mbarë komunitetit katolik të komunës së Vitisë.

Uroj që harmonia dhe solidariteti të dominojnë kudo në mesin e besimtarëve dhe të njerëzimit mbarë".

Gëzuar   Krishtlindjet

Me respekt kryetari I komunës së Vitisë: Sokol Haliti

 

Sign in