Lajmet   NJOFTIM PUBLIK

2017-05-19

Në qytetin tonë nga data 23.05.207, nga ora 9.30, në ambientet e sektorit të tatimit në pronë do të mbahet ekspozita në lidhje me vlerësimin preliminar të tokës në Komunën tonë.Është hera e parë që toka në komunën tonë do të ketë një vlerë zyrtare.Ministria e Financave, me mbështetjen e Suedisë, ka ndërmarrë një projekt për vlerësimin e të gjithë tokës në Kosovë. 
Dëshirojmë që të ju ftojmë në këtë ekspozitë në komunën tonë. Në këtë ekspozitë, ju mund të shihni rezultatin e vlerësimit preliminar dhe se si është bërë ai. Ju gjithashtu do të mund të gjeni vlerën preliminare të tokës suaj, si është kategorizuar parcela juaj dhe shumë më shumë informata. Për të dhënë sqarime në lidhje me vlerësimin dhe klasifikimin e tokës në komunën tonë në ditën e parë në komunën tonë do të qëndrojnë edhe ekspertët Suedez dhe të Ministrisë së Financave-Departamentit të Tatimit në Pronë.
Ju jo vetëm se do të njoftoheni në lidhje me vlerën e parcelës së juaj, por gjithashtu ftoheni që të jepni komentet/vërejtët tuaja rreth rezultateve preliminare të vlerësimit dhe nëse komentet e juaja do të jenë të argumentuara do të ndikojnë në ndryshim të vlerësimit përfundimtarë 
Përveç tjerash një prej arsyeve të vlerësimit të tokës është se toka do të tatimohet në të ardhmen. Kjo do t’a bëjë të mundur për komunën tuaj që të bëjë më shumë investime në përmirësimin e jetës së përditshme për ju, familjen tuaj dhe për komunitetin tuaj. 
Ekspozita do të mbahet në ambientet e komunës së Vitisë dhe do të qëndroj e hapur për një muaj, nga 23.05.2017 deri më 22.06.2017.
Për më shumë vizitoni vend ekspozitën në komunë tonë ose ueb faqen e tatimit në pronë. 
 
Stafi i komunës ju Mirëpret!


Sa-vlen-toka-juaj-Alb.jpg
 

Sign in