Lajmet   NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN KATËRT TË KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA

2017-04-19

 Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja  IV-të e  rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa,  do të mbahet me datë 21.04.2017  ( e Premte) duke filluar në ora 10,00. Mbledhja do të mbahet në Zyrën e Drejtorit të Administratës, në Viti. Ndërkaq kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje  kryesuesi  Naim Pira propozon këtë rend dite:
            1.     Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e trete e KPF-së

2.     Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2017.

3.     Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e vendimit për ndryshimin e nënzërit buxhetor.

4.     Propozim për shqyrtimin dhe aprovimin të plotësim ndryshimit të rregullores për mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Vitisë.

5.     Propozim për shqyrtimin dhe aprovimin të plotësim ndryshimit të rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba.

6.     Informatë mbi përgatitjen e të mbjellave pranverore.

 

                  

       

           Viti,18.04.2017                                                  Zyra për Informim Publik

Sign in