Lajmet   NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN PESTË TË KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA

2017-05-11

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja  V-të e  rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa ,  do të mbahet me datë 16.05.2017  ( e Martë) duke filluar në ora 10,00.Mbledhja do të mbahet në Zyrën e Drejtorit të Administratës, në Viti. Ndërkaq kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje  kryesuesi  Naim Pira propozon këtë  rend dite:                                                             

     

 1.     Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa.

2.     Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e rishikimit të buxhetit për vitin 2017

3.     Informatë mbi Festivalin e "Flakadanit të Karadakut"

4.     Informatë mbi përgatitjen për mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin veror

5.     Informatë mbi punën e komiteteve funksionale.

        

           Viti,11.05.2017                                                  Zyra për Informim Publik

Sign in