Lajmet   NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN TRETË TË KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA

2017-03-15

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja III-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa , do të mbahet me datë 21.03.2017 ( e martë) duke filluar në ora 10,00. 
Mbledhja do të mbahet në Zyrën e Drejtorit të Administratës, në Viti. Ndërkaq kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi Naim Pira propozon këtë
 
R e n d d i t e
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
2. Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e autorizimit e kushteve për borxhin afatgjatë nga Qeveria e Austrisë dhe miratimin e projektit për furnizimin me ujë dhe rregullimin e kanalizimeve për të gjithë qytetaret e Komunës së Vitisë si dhe rehabilitimin dhe rregullimi i shtratit te lumit Morava dhe shtrimi i rrugëve fushore
3. Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër pronën e paluajtshme të Komunës Kompanisë KKDFE sha KEDS J.S.C për vendosjen e trafove elektrike.
4. Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e raportit të punës së Komitetit për Shërbime publike për periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2016
5. Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e Planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2017.
6. Informatë nga drejtoria e shërbimeve publike dhe emergjencë për Planin e Mobilitetit Urban.

Sign in