Lajmet   NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME SEANCËN E KATËRT TË KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË

2017-04-21

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja  IV-të  e rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë ,  do të mbahet me datë  27.04.2017 ( e Enjte ) duke filluar në ora 10,00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë në Shtëpinë e kulturës, Gursel e Bajram Sylejmani në Viti. Ndërkaq kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë seancë   kryesuesi  Naim Pira propozon këtë rend dite:                         

                                        

  

1.    Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Vitisë.

2.    Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2017.

3.    Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e vendimit për ndryshimin e nënzërit buxhetor.

4.    Propozim për shqyrtimin dhe aprovimin të plotësim ndryshimit të rregullores për mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Vitisë.

5.    Propozim për shqyrtimin dhe aprovimin të plotësim ndryshimit të rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba.

6     Informatë mbi përgatitjen e të mbjellave pranverore           

           

 

                                                                                                                                                                                    Viti,21.04.2017                                                                                       Zyra për Informim Publik                                    

Sign in