Lajmet   Në fshatin Budrikë të Epërme të Vitisë nisin punimet për ndërtimin e Zonës Ekonomike me statusin „P

2017-10-10

 Në fshatin Budrikë të Epërme të Vitisë nisin punimet për ndërtimin e Zonës Ekonomike me statusin „Park Industrial”
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë kanë përuruar sot fillimin e punimeve për ndërtimin e Zonës Ekonomike, me statusin “Park Industrial”. Ky projekt parasheh rregullimin e një sipërfaqe prej  15. 5 hektarë në fshatin Budrikë e Epërme, konkretisht për gjatë rrugës magjistrale Ferizaj-Gjilan. Kurse aty parashihet të hapen edhe veprimtari të ndryshme ekonomike dhe me këtë projekt parashihet edhe ulja e papunësisë në këtë komunë. 
Sokol Haliti, Kryetari i Komunës së Vitisë, në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve ndër tjerash potencoi se kjo është faza e parë e investimit nga MTI dhe shtoj se shumë investitorë vendor dhe të huaj janë të interesuar të hapin bizneset e tyre në këtë zonë. “Ky investim është më i prituri nga vitiasit, kjo zonë ekonomike do të i shërbej jo vetëm Vitisë por edhe tërë regjionit dhe shtatë komunave të Anamoravës pasi është pozicionuar në një pikë strategjike dhe zhvillimore”, u shpreh  Haliti.  Kurse Bajram Hasani, , Ministër i Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës, ndër tjerash shtoj se niveli qendror do të përkrah bizneset në fuqizimin e tyre. “Kjo zonë është e rëndësishme për Vitinë, Anamoravën dhe është një zonë që mund ata shfrytëzojnë të gjitha bizneset. Kjo qeveri do të përkrah bizneset në fuqizimin e tyre, sektorin e prodhimit, është vendim që kemi marrë për heqjen e të gjitha barrierave të linjave të prodhimit dhe do të fuqizojmë të gjitha zonat ekonomike në vend”, tha Ministri Hasani. Përndryshe me projektin e zonës Ekonomike, me statusin “Park Industrial” parashihet  rregullimi i  një sipërfaqe prej  15. 5 hektarë në fshatin Budrikë e Epërme, konkretisht për gjatë rrugës magjistrale Ferizaj-Gjilan. Kurse aty parashihet të hapen edhe veprimtari të ndryshme ekonomike dhe me këtë projekt parashihet edhe ulja e papunësisë në këtë komunë. Më pas Ministri Hasani dhe përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, ka vizituar edhe fabrikën për prodhimin e styroporit “ Daka Therm” në Pozheran,  Fabrikën “Elektro Stubëlla” në Stubëll si dhe Fabrikën “Eurofisi” në Radivojcë të Vitisë. 

IMG_2508.JPG
 

Sign in