Lajmet   U shpërndan makina spërkatëse për 20 fermerë të komunës së Vitisë

2017-09-13

U shpërndan makina spërkatëse për 20 fermerë të komunës së Vitisë
Në kuadër të projektit tre vjeçar mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës Helvetas Swis Intercooperation, si dhe implementuar nga Grupi  i Veprimit Lokal “Vitia”, janë shpërndarë sot 20 makina për spërkatje për kultivuesit e perim kulturës në serra.
 Fadile Demelezi kryetare e GVL-së “Vitia”, njoftoi se shpërndarja e këtyre makinave është në vazhdën e shpërndarjes së makinave spërkatëse që janë bërë vitin e kaluar për kultivuesit e perime kulturës mbi 5 ari, ndërsa këto që po shpërndahen sot janë të fermerëve që posedojnë serra nga 2 deri 5 ari. Ndërsa kryetari ikomunës së Vitisë Sokol Haliti, në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre makinave tha se ne në këtë mënyrë po arrijmë ti mbështesim fermerët tanë përmes metodave të ndryshme, që t’iu krijojmë kushte sa më të mira. “Kultivimi i perime kulturës në komunën tonë zë një vend tejet të rëndësishëm, ngase kemi një kualitet të lartë të tokës bujqësore, andaj edhe përkrahja e fermerëve tanë është shumë e domosdoshme. Në këtë fushë, ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të krijojmë mundësi e kushte sa më të mira, për këta kultivues”, tha Haliti. 

Sign in