Shëndetësia

Në komunën e Vitisë, rrjeti shëndetësorë është i shpërndarë mirë për të iu ofruar qytetarëve shërbime efikase mjekësore. Përpos qendrave dhe ambulancave nëpër lokalitete, për të marrë ndihmë dhe shërbimet e tjera shëndetësore, qytetarët mund të ju drejtohen QKMF-së Nëna Terezë në Viti e cila është 24 orë në shërbim. Në kuadër të QKMF-së, funksionojnë edhe 4 qendra te mjekësisë familjare si dhe 7 punkte, të cilat janë shpërndarë nëpër fshatrat e ndryshme. Gjithashtu në këtë komunë përpos shërbimit shëndetësor publik funksionojnë edhe ato private të cilat janë të organizuar në një shkallë të kënaqshme.


Në kuadër të QKMF-së në Viti funksionojnë :

 

Reparti i Emergjencës

Repartet e mjekësisë familjare (3)

Reparti i stomatologjisë

Reparti i maternitetit

Reparti i vaksinimit dhe imunizimit
 

Po ashtu funksionojnë edhe Diagnostika: Radiologjia dhe Laboratori ( biokimik dhe hematologjik)

 

Ekzistojnë edhe 4 qendra te mjekësisë familjare si dhe 7 ambulanca

 

QMF në Pozheran                                                   QMF në Smirë

QMF në Sadovinë                                                   QMF në Sllatinë

AMF në Skifter                                                         AMF në Remnik

AMF në Tërpezë                                                      AMF në Stubëll

AMF në Letnicë                                                       AMF në Beguncë

AMF në Zhiti


Në shëndetësinë primare punojnë 130 punëtorë të lëmive të ndryshme.

 

(Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-rruga për Kllokot përballë Qendreës Mjeksore Familjare/ tel: 0280/ 381-121)