Ligji për Qasje në Dokumentet Publike të Republikës së Kosovës

Deshmi për kërkesën që vjen përmes E-mailit. 

Kërkesa e gatëshme për kërkuesin

Njoftimi për përcjelljen e kërkesës në Insitucionin tjetër. 
     
 
Të dhënat e shkurta rreth kërkesave për qasje në dokumentet publike

 

Janar-Dhjetor 2014

18 Kërkesa të parashtruara për qasje publike

17 Qasje të lejuara

1 Qasje e kufizuar

 

Janar-Qershor 2015

12 Kërkesa të parashtruara për qasje publike

11 Qasje të lejuara

1 Qasje e kufizuar 


Qasja në Dokumentet Publike

Kërkesat për Qasje në Dokumentet Publike

Para së të bëni një kërkesë për Qasje në Dokumentet Publike ju lusim që se pari të  verifikoni se a gjendet dokumenti i kërkuar nga ju në këtë uebfaqe zyrtare. Në qoftë se dokumentin që ju e keni kërkuar nuk është në uebfaqën e zyrtare të Komunës së Vitisë atëherë kërkesën mund ta bëni në:

Objekti i Administratës Komunale kati II
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nr.23
Mustaf Mehmeti Zyrtar për shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumentet Publike
Adresa: Rruga 28 Nëntori
61000 Viti
e-mail : mustaf.mehmeti@rks-gov.net ose  mehmeti.m@hotmail.com
Tel/0280/381-647 çdo ditë pune prej  08:00-16:00

Informatë rreth kërkesave

Kërkesa juaj mund të jetë e shkruar ose verbale.
Në këtë përfshihet edhe kërkesa me e-mail.
Me qëllim që kërkesa juaj  të shqyrtohet  saktësisht  ajo duhet të përmbajë:
Detaje të informacionit që ju dëshironi të shikoni (ju lutem saktësoheni sa më tepër të keni mundësi) gjithashtu  ju lusim që të jepni të dhënat tuaj si emri dhe mbiemri, adresa postare ose elektronike më qëllim qe të ju njoftojmë rreth kërkesës suaj.
 Sipas Ligjit për  Qasje në Dokumentet Publike ju nuk jeni i detyruar të jepni arsye përse po bëni kërkesë për qasje në dokumentet publike.
Zyra për Informim  dhe zyrtari përgjegjës për qasje në dokumentet publike do të ju kthej   përgjigje brenda 7 ditëve ashtu siç parashihet me ligjin për  Qasje në Dokumentet Publike . Në këtë përgjigjeje që do ta merrni nga zyrtari përgjegjës do të informoheni  për lejimin, moslejimin apo kufizimin e pjesshme të kërkesës suaj dhe atë duke u bazuar në ligjin për qasje në  Dokumentet Publike .
Në rast se nuk ju lejohet qasja në dokument Komuna do të  ju jep informata rreth arsyet e refuzimit të kërkesës suaj. 
 

 



Skema e Publikimit

Në skemën e publikimit ju mund të gjeni  informacione, dokumentet e ndryshme me rëndësi    që   janë publike në uebfaqën zyrtare të Komunës së Vitisë  dhe  të cilat do të rifreskohen rregullisht  nga zyrtarët përgjegjës.

Me qëllim që ju të njiheni mbi të drejtat tuaj në  Qasje në Dokumentet Publike në këtë faqe gjeni edhe ligjin përkatës.