Festivali i poezisë "Takimet e Poeteshave Shqiptare"

Takimet e Poeteshave Shqiptare Vushtrria 2015
KONKURS LETRAR
Për poezi
 

Për të 35-tën herë me radhë, në Vushtrri do të mbahet Festivali i Poezisë “Takimet e Poeteshave Shqiptare”.
Inkurajojmë të gjitha krijueset nga të gjitha trojet shqiptare por edhe nga diaspora që me poezitë e tyre të konkurrojnë në këtë Festival të poezisë.
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes (deri më 05 tetor 2017).
Poetet që konkurrojnë duhet të dërgojnë një poezi me emër dhe mbiemër, patjetër duhet të dërgohen dy numra kontakti si dhe një biografi e shkurtër për krijimtari letrare bashkë me një foto portret.
Pas përzgjedhjes së poezive nga juria profesionale, do të kontaktohen vetëm poetet, poezitë e të cilave janë përzgjedhur për konkurrim. Ato do të njoftohen përmes telefonit më së largu deri më 10 tetor 2017.
Në këtë manifestim dy ditor të poezisë do të ndahen tri çmime kryesore për poezi:

Çmimi i parë 500 €
Çmimi i dytë 300 €
Çmimi i tretë 200 €
Si dhe çmimi “Debutuesja” me vlerën prej 100 €, i cili i ndahet poeteshës më të re në moshë që merr pjesë për herë të parë në këtë festival.
Për të gjitha poetet poezitë e të cilave do të përzgjidhen nga juria për pjesëmarrje në manifestim, organizatori mbulon shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit.

Poezitë dërgohen në këtë adresë:
tpsh@outlook.com

Për informata më të hollësishme mund të shkruani në e-mail adresën më lartë si dhe të shikoni web faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë: http://kk.rks-gov.net/vushtrri.