Ligji për vetëqeverisje lokale

Ligji për kufijtë administrativ komunal 




Komuna

Sipas Kushtetutës së Republikës njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat. 
Komuna është person juridik. Si person juridik, çdo komunë ka kompetenca, në mes tjerash, që:
a) të padisë dhe të paditet në gjykata;
b) të posedojë, dhe të menaxhojë pasurinë;
c) mund të jetë pronare apo bashkëpronare e ndonjë kompanie që është në interes të komunës në raport me qytetarët;
d) të lidhë kontrata;
e) të punësojë stafin; dhe
f) të angazhohet në aktivitete të tjera që janë të domosdoshme për realizimin e përgjegjësive të saj.
Komunat kanë emrat dhe kufijtë e tyre, siç përshkruhet në Ligjin për Kufijtë administrativ të Komunave dhe mund të ndryshohen vetëm në përputhje me atë ligj.
Komunat kanë të drejtë të përdorin simbolet e tyre, ndërmjet tjerash, stemat, vulat, emblemat dhe flamujt komunal. Komunat përdorin vulën që përfshin shenjën dhe emrin e komunës
Simbolet e komunës miratohen dhe ndryshohen nga kuvendi i komunës në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës dhe nuk u përngjajnë simboleve të
shteteve të tjera apo komunave në Republikën e Kosovës apo jashtë saj.
Simbolet e komunave mund të miratohen, apo ndryshohen me dy të tretën (2/3) e votimit të kuvendit të komunës, pas konsultimit publik gjithëpërfshirës.
Qytetar i komunës është çdo person i cili është qytetar i përhershëm i Republikës së Kosovës që jeton në komunën përkatëse.
Përdorimi i gjuhëve në komunë rregullohet në pajtim me ligjin në fuqi për përdorimin e gjuhëve. Kuvendi i komunës miraton rregullore të detajuara komunale për përdorimin e gjuhëve brenda
territorit të tij, siç përcaktohet në ligjin e zbatueshëm për përdorimin e gjuhëve.
Organet komunale janë kuvendi i komunës dhe kryetari.
Kuvendi i komunës dhe kryetari kanë të drejtë të miratojnë akte dhe të ndëmarrin masa për zbatimin e tyre brenda fushës së kompetncave të tyre. Të gjitha aktet komunale duhet të jenë në
përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.