Kuvendi i Komunës

 Kuvendi i komunës është organi më i lartë në komunë dhe zgjedhet në mënyrë të
drejtpërdrejtë nga qytetarët në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet lokale.
Të gjithë qytetarët e komunës mund të kandidohen në kuvendin e komunës, me kusht që ata  t’i plotësojnë kushtet e parapara në Ligjin mbi zgjedhjet lokale.
Mandati i çdo anëtari të kuvendit të komunës verifikohet nga komisioni për verifikimin e
mandateve që themelohet nga kuvendi i komunës, para nënshkrimit të mandatit nga secili këshilltar.
Numri i anëtarëve në kuvendin e komunës të një komune duhet të jetë proporcional, varësisht nga numri i qytetarëve në komunë.
Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë ka 35 anëtar.
Mandati i anëtarëve të kuvendit të komunës është katër vite. Anëtari i kuvendit të komunës pushon të jetë anëtar:
a) me rastin e përfundimit të mandatit të tij;
b) nëse ai/ajo ndrron vendbanimin ku është zgjedhur;
c) nëse anëtari ia paraqet kryetarit të komunës dorëheqjen me shkrim nga posti i tij;
d) nëse anëtari ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe është lëshuar urdhri për burgim për
gjashtë ose më shumë muaj;
e) nëse anëtari nuk merr pjesë tre (3) muaj rresht në mbledhjet e kuvendit të komunës pa arsye;
f) nëse ligji në fuqi, apo ndonjë ligj tjetër i zbatueshëm skualifikon apo e konsideron të papërzgjedhshëm.
Anëtari i kuvendit të komunës në të njejtën kohë nuk mund të jet deputet i Kuvendi të Republikës së Kosovës.