Lajmet   Njoftimet   Caktohet lokacioni për ndërtimin e ujësjellësit të Vushtrrisë

Caktohet lokacioni për ndërtimin e ujësjellësit të Vushtrrisë - 04 mars 2010

Në fshatin Balinc është caktuar lokacioni për ndërtimin e ujësjellësit të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, për ndërtimin e të cilit qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milion Euro, bënë të ditur kryetari i komunës Bajram Mulaku. Pas ndjekjes së procedurave ndërtimi i ujësjellësit pritet të filloj në verë. Ujësjellësi të ndërtohet nën nivelin e kanalit të sistemit Ibër Lëpenc e më pas shpërndarja e ujit nga aty do të bëhet me stacione të pompimit.
Derisa uji i cili do të përdoret në këtë ujësjellës është ai i Liqenit Ujmanit në Veriun e Kosovës i cili deri në lokacionin në fjalë do të vie përmes kanalit të sistemit të ujitjes Ibër-Lepenc.

RSSShpërndaje në Facebook

Sign in