Lajmet   Drejtoresha Rama priti në takim përfaqsues të Federatës së Boksit të Kosovës

Drejtoresha Rama priti në takim përfaqsues të Federatës së Boksit të Kosovës - 17 mars 2017

 
 
Drejtoresha për KRS e Komunës së Vushtrrisë, Shpresa Rama , priti sot në takim përfaqësues të Federatës së Boksit të Kosovës,Mehmet Bogujevci e Latif Demollin,të cilët shoqërohenin nga kryetari i KB “Vushtrria “ të Vushtrrisë,Shefqet Hajdari.
Në takim u diskutua për mundësinë e mbështetjes së komunës së Vushtrrisë për sportin e boksit në Vushtrri . Drejtoresha Rama shprehu gatishmërinë e saj që të mbështesë sportin Kosovar, duke përfshir edhe boksin , në çfarëdo mundësie që ka komuna, çoftë ajo infrastrukturore apo materiale.
Në këtë takim u bisedua edhe rreth organizimit të një turneu gjithëkombetar të boksit,që në maj të këtij viti pritet të mbahet në Vushtrri.
Mehmet Bogujevci,sekretar i FBK ka falënderuar Shpresa Ramën, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportit kosovar, posaçërisht ndaj boksit ,por edhe për shumë projekte tjera që ka realizuar e po vazhdon të realizojë në sektorion e sportit.

RSSShpërndaje në Facebook

Sign in