Lajmet   Falë gjakftohtësisë, Mulaku takoi personin që i aramatosur kishte arritur deri te zyra e tij

Falë gjakftohtësisë, Mulaku takoi personin që i aramatosur kishte arritur deri te zyra e tij - 20 mars 2017

Sot në orën 9:27  të mëngjesit, një person ka hyrë në objektin e Komunës së Vushtrrisë dhe pasi ka arritur në katin e dytë, nën kërcënimin me revole ka detyruar sigurimin ta hap derën e kabinetit të kryetarit te Komunës, Bajram Mulaku, dhe më pas ka arritur edhe tek zyra e tij.

 

Pasi ka përfunduar një takim, me të marr vesh për këtë kryetari Mulaku ka qenë vet ai që e ka takuar personin në fjalë.

 

Falë gjakftohtësisë, kryetari i komunës ka dal dhe e ka takuar personalisht personin në fjalë dhe pas bisedës me të, ai është qetësuar dhe kjo situatë mjaftë e rëndë është menaxhuar më së miri dhe për fat të mirë pa asnjë pasojë. Më pas personi në fjalë qetësisht është dalë nga zyra e kryetarit të Komunës. 


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in