Lajmet   Ide për reformim të testit të maturës

Ide për reformim të testit të maturës - 15 korrik 2012

Sekretari permanent në Ministrinë e Arsimit Xhavit Dakaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët Ferit Idrizi dhe Azem Bungu, kanë vizituar komunën e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtorinë Komunale të Arsimit. Lidhur me ecurinë e zhvillimit të arsimit në komunë, zyrtarët e MA u informuan nga drejtori i DKA-së Qerim Selimi.
“ Në komunën e Vushtrri janë 18.500 nxënës të cilët i ndjekin mësimet në 24 shkolla ” tha Selimi. Ai suksesin e nxënësve të kësaj komune në testin e maturës e vlerësoi si real. “ Ka rënie të kalueshmërisë krahasuar me vitin e kaluar, por se është real pasi ai test është mbikqyrur me masa rigoroze ” vlerësoi Selimi. Drejtori Selimi ka njoftuar edhe për investimet e mëdha të kryera në infrastrukturën shkollore, duke u ndalur veçanërisht edhe në investimet e komunës të mbi 120 mijë eurove për transport të nxënësve në shkolla brenda një viti shkollor. Sekretari Dakaj duke folur për mundësinë e ecjes drejt ndryshimit kualitatit të cilësisë së arsimit theksoi: “ Bashkëpunimi arsimtarë, nxënës, prindër është çelësi i suksesit ” tha Dakaj. Ai ka folur edhe për idenë e mundshme të reformimit të provimi të maturës. “ Ideja është që pikët e marrura në këtë test, nxënësit t’i evidentohen dhe atij t’i shërbejnë si udhërrëfyes për studime, por jo edhe që nxënësi të mos kaloj ” tha Dakaj. Gjatë ditës drejtuesit e MA bashkë me ata të DKA-së dhe kryesuesin e kuvendit komunal vizituan disa nga shkollat e komunës për t’u njohur me procesin e regjistrimit të nxënësve.

RSSShpërndaje në Facebook

Sign in