Lajmet   Komuna e Vushtrrisë falënderon të gjithë që ndihmuan në përballje me situatën e zjarreve

Komuna e Vushtrrisë falënderon të gjithë që ndihmuan në përballje me situatën e zjarreve - 08 gusht 2017

 
 
Në mbledhjen e rregullt, Këshilli i drejtorëve i Komunës së Vushtrrisë i drejtuar nga kryetari i Komunës, Bajram Mulaku, ka shqyrtuar situatën me zjarr pothuajse në krejt javën e kaluar me të cilën është përballur komuna e Vushtrrisë.

Drejtori i drejtorisë së emergjencave, Nezir Klinaku ka raportuar se prej datës 1 gusht në territorin e  Vushtrrisë kanë qenë gjithsejtë 68 raste të zjarreve, ku njësitë e zjarrfikësve por edhe me mbështetjen e  të institucioneve tjera janë përballur me një situatë të rëndë, ku kanë intervenuar në rastet si Taraxhë te pishat, pastaj në fshatrat  Pasomë, Tërllabuq, Skromë, Kurillovë, Gojbulë, Nevolan, Becuk dhe raste tjera.

Në përballimin e kësaj situate përveç Njësisë së zjarrfikësve të Vushtrrisë, drejtori Klinaku tha se janë angazhuar edhe ekipi i mbrojtjes së pyjeve i Vushtrrisë, pastaj ekipe të njësisë së zjarrfikësve të Mitrovicës dhe Skenderajt, pastaj Kompania private “Ramadani” nga Skenderaj, si dhe ekipe nga Inspektorati i Agjensionit pyjor të Kosovës, janë mbështetur nga njësi të FSK_së, Policisë së Kosovës, KFOR-i, por edhe individë dhe banorë të zonës që vullnetarisht kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve të cilët i falënderoi për përkrahjen.

Për angazhim të madhe në përballimin e kësaj situate, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku,  ka falënderuar të gjithë akterët e në veçanti edhe kompaninë private “Ramadani” nga Skenderaj, e cila ka angazhuar ekskavator për ndërprerje e vijës së zjarrit në fshati  Taraxhë , dhe për të cilin angazhim me gjithë insistimin e komunës nuk ka pranuar të marr kompensim, madje as për shpenzime të derivateve.

Po ashtu në këtë takim Këshilli i drejtorëve ka kërkuar nga organet e ndjekjes dhe drejtësisë që të hulumtojnë rreth shkaqeve të zjarrit dhe të vënë para drejtësisë personat që i kanë shkaktuar këto zjarre. 


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in