Lajmet   Kryetari Mulaku ngushëllon familjen Shyti

Kryetari Mulaku ngushëllon familjen Shyti - 14 mars 2017

 

 Kryetari i Komunës sëVushtrrisë , Bajram Mulaku , ka ngushëlluar familjen Shyti me rastin e vdekjes së veteranit të arsimit dhe të UÇK-së, drejtorit shumëvjeçar të Gjimnazit “Eqrem Çabej” dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Prof.Bedri Shyti.

“E nderuara familja Shyti , me dhembje dhe pikëllim të thellë sot në orët e hershme të mëngjesit mora lajmin nga ju për ndarjen nga jeta të punëtorit të palodhshëm të arsimit dhe veteranit të UÇK-së, njeriut që dha një kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,prof Bedri Shyti. 
Ngushëllime familjes, miqve, shokëve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të kryetarit Mulaku.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 14 Mars 2017, në ora 16:00, në varrezat e dëshmorëve dhe të merituarve në Ashlan të Vushtrrisë,kurse në orën 14,në sallën e Kuvendit të Komunës do të mbahet një Akademi kushtuar veprës dhe jetës së prof.Bedri Shyti.


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in