Lajmet   Kryetari Mulaku priti mërgimtarin,Hysen Mziu, afarist i sukseshëm në Suedi

Kryetari Mulaku priti mërgimtarin,Hysen Mziu, afarist i sukseshëm në Suedi - 13 mars 2017

 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka pritur sot në një takim pune mërgimtarin Hysen Mziu,afarist i sukseshëm në Suedi, i cili shoqërohej nga vëllau,Rrahmani,po ashtu një afarist që jeton e vepron në Komunën e Vushtrrisë.
Kryetari Mulaku ka përgëzuar mërgimtarin Mziu për sukseset e arritura afariste në shtete skandinave. 
 “ Në situatën e padurueshme nga pushtuesi serb, shumë nga bashkatdhetarët tanë e gjetën të udhës të largohen nga vendlindja dhe të vendosen dhe të ndërtojnë jetën e tyre në vende të ndryshme të botës. Zelli dhe aftësia e tyre për tu integruar me sukses në jetën e këtyre vendeve duke ruajtur edhe traditat me te mira të jetës dhe punës të vendit nga ata erdhën bënë që të merrnit iniciativa të guximshme dhe te ndërtoni aktivitete me aftësi te larta profesionale dhe organizative” , ka thënë i pari i Vushtrrisë .
“Pata kënaqësinë dhe nderin të ndjehem tepër i respektuar për këtë takim, sepse ne,edhe pse larg nga vendlindja ,jemi të informuar dhe admirojmë punën që e bëni , ka thënë afaristi Mziu. 
Në këtë takim u bisedua rreth aktivitetit të bashkëatdhetarit Mziu,i cili në shtetet skandinave posedon një sipërmarrje të fuqishme tregëtare. Ai ,së bashku me afaristë norvegjezë dhe suedezë ka shprehur dëshirën dhe interesimin për të realizuar disa projekte në Komunën e Vushtrrisë,të cilat do të ndikonin dukshëm në hapjen e vendeve të reja të punës.
Kryetari Mulaku ka përgezuar mërgimtarin Mziu për këtë iniciativë dhe është shprehur i gatshëm që institucionet komunale t’ju dalin në ndihmë në realizimin e këtyre projekteve.

RSSShpërndaje në Facebook

Sign in