Lajmet   Kryetari Xhafer Tahiri adreson kërkesat e Vushtrrisë në Ministrinë e Bujqësisë

Kryetari Xhafer Tahiri adreson kërkesat e Vushtrrisë në Ministrinë e Bujqësisë - 05 janar 2018

 
 
Në pritjen që i ka bërë zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural, Shukri Maxhunit, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka adresuar kërkesat me prioritet që Vushtrria ka ndaj MBPZHR-së.  Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Komunës Besim Muzaqi, dhe drejtori i bujqësisë, Miran Halili.   

“Themelimi i Institutit të teknologjisë ushqimore në Vushtrri, Leja për Zonën Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë dhe ndarja e një fondi nga MBPZHR-ja për të mbuluar shpenzimet e ujitjes për fermerët e Vushtrrisë”, janë tri prioritet që kreu i Komunës së Vushtrrisë, Tahiri i ka adresuar tek MBPZHR-ja. 
                                                                                                                

Të dy drejtuesit e këtyre institucioneve, zëvendësministri Maxhuni dhe kryetari Tahiri janë pajtuar që të bashkërendojnë veprimet për të mbështetur fermerët e vyeshëm vushtrrias.

 


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in