Lajmet   Kryetari i Komunës Bajram Mulaku pret një delegacion të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë

Kryetari i Komunës Bajram Mulaku pret një delegacion të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë - 09 mars 2011

Vitin e kaluar, Gjysmëhëna e kuqe e Turqisë  për nevojtarët e Vushtrrisë ka ndarë ndihma ushqimore, veshmbathje, pajisje tjera shkollore në vlerë rreth 70 mijë
Një delegacion i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, të mërkurën ka qëndruar për vizitë në Vushtrri ku është pritur nga kryetari i komunës Bajram Mulaku. Në pritjen e tij, Mulaku i ka njoftuar mysafirët me bashkëpunimin e mirë që ka Komuna e Vushtrrisë me Turqinë, duke veçuar binjakëzimin me Komunën Mamak të Ankarasë dhe me komunën Saruhanlli. Ai ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë me komunitetin turk që jeton në Vushtrri dhe për të drejtat e tyre, që gjuha turke është gjuhë në përdorim zyrtar, si dhe përfaqësimin në institucione të këtij komuniteti.  Ai i ka njoftuar mysafirët me gjendjen e rëndë sociale me të cilën ende përballën një pjesë e madhe e qytetarëve të Vushtrrisë.
Nga ana tjetër përfaqësues të delegacioni të Gjysmë hënës së kuqe të Ankarasë, në krye me Hayati Cetin, kanë thënë se janë të përkushtuar që të vazhdojnë përkrahjen për qytetin e Vushtrrisë. Gjatë qëndrimit në Vushtrri, përfaqësuesit e Gjysmëhënës së Kuqe kanë vizituar edhe komunitetin turk në Shoqatën “Qeshme”, ku mësohet që përmes tyre për nevoja të nevojtarëve kanë ndarë 250 pako ushqimore.
Vitin e kaluar, Gjysmëhëna e kuqe e Turqisë  për nevojtarët e Vushtrrisë ka ndarë ndihma ushqimore, veshmbathje, pajisje tjera shkollore në vlerë rreth 70 mijë

RSSShpërndaje në Facebook

Sign in