Lajmet   Masa emergjente në Komunën e Vushtrrisë për parandalimin e zjarreve

Masa emergjente në Komunën e Vushtrrisë për parandalimin e zjarreve - 04 gusht 2017

 Duke marrë në konsideratë situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit shkaktuar prej zjarreve ,kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka marrë vendim për ngritjen e gadishmërisë emergjente.
Konform këtij vendimi të kryetarit Mulaku ngritet gadishmëria emergjente dhe aktivizohet Qendra Lokale Emergjente me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar.

 Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ky vendim janë aktivizuar në gadishmëri të plotë përfaqsues të institucioneve të komunale,njësitë e zjarrfikësve,QKMF,PK ,KEDS,KRU,Kryqit të Kuq dhe shumë subjektë të tjerë. Për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyjeve dhe në kullota si dhe për krijimin e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve” është vënë në gadishmëri të plotë e gjithë baza materiale dhe logjistike ekzistuese

RSSShpërndaje në Facebook

Sign in