Lajmet   Shuhen zjarret në Vushtrri, nuk ka vend për shqetësim

Shuhen zjarret në Vushtrri, nuk ka vend për shqetësim - 06 gusht 2017

 
 Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 14:00 të ditës së sotme, në Komunën e Vushtrrisë, në vende të ndryshme  janë shënuar disa vatra  zjarri në pyje e kullota.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar të gjithë punonjësit zjarrfikës me të gjitha automjetet që kanë pasur në dispozicion. Në saje të një angazhimi mbinjërëzor zjarrëfikësit e Vushtrrisë kanë arritur që të shuajnë të gjitha vatrat e zjarrit si në Kurillovë, Skromë, Begaj e Gojbulë. Gjendja më alarmante thonë në Shtabin e Emergjencës ka qenë në fshatin Gojbulë, sepse shumë shtëpi banimi kanë qenë të rrezikuara të kaplohen nga zjarri. E njëjta situatë është paraqitur edhe në Begaj, por në saje të një angazhimi vetëmohues të zjarrfikësve, por edhe me ndihmën e ca banorëve, është arritur të lokalizohen këto vatra zjarri. Shtabi Emergjent Lokal dhe Njësiti i Zjarrfikësve janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë komunën dhe thonë se nuk ka vend për panik dhe shqetësim

Duke pasur parasysh temperaturat e larta që po mbretërojnë ditëve të fundit, iu bëhet thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe mos të ndezin zjarre e sidomos bujqit që të mos i ndezin hamullorët sepse një shkëndije mund të shkaktojë dëme fatale edhe për fshatrat që gjenden rrëzë maleve.


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in