Legalizimi i ndërtimeve pa leje

 Si dhe cilat ndërtime legalizohen

NDËRTMET QË TRAJTOHEN SIPAS LIGJI PER TRAJTIMIN E NDERTIMEVE PALEJE:
-Të gjitha ndërtimet pa leje të ndërtuara para datës 30 gusht 2013. Harta ortofoto është dëshmi se ndërtimi është bërë brenda periudhës kohore e cila trajtohet me ligj. (Ligji, nenet 2, 3, 6, 19).
-Nëse ndërtesa ka ekzistuar në datën 30 gusht 2013 por nuk duket në ortofoto (për shkak të pengesave natyrore ose për shkak të datës në të cilën është bërë fotografimi nga ajri), aplikuesi mund ta dëshmojë me anë të dëshmive tjera se ndërtimi ilegal ka ekzistuar në datën 30 gusht 2013. Dëshmitë që mund të merren parasysh përfshijnë së paku njërën nga këto në
vijim:
- Dëshminë e pagesës së tatimit në pronë;
- Dëshminë e pagesës së shërbimeve publike (për atë ndërtim) të realizuara para datës 30 gusht 2013;
-Dëshmi se ndërtesa është e dukshme në ortofotot ose fotografitë ajrore të
mëparshme; ose
-Dokument kadastral apo dokument tjetër përkatës nga cilido institucion shtetëror që dëshmon për ekzistencën e ndërtesës së paligjshme para datës 30 gusht 2013. (Udhëzimi Administrativ nr. 18/2014 mbi Kërkesat themelore për shëndet dhe siguri për trajtimin e ndërtimeve pa leje.)

CILAT LLOJE TË NDËRTIMEVE TRAJTOHEN SIPAS KËTIJ LIGJI:
- Çdo ndërtim të ndërtuar pa leje
- Çdo pjesë e ndërtimit e cila është ndërtuar pa leje (siç janë mbindërtimet, shtesat në bodrume, etj)
- Çdo ndërtim që është ndërtuar në kundërshtim me lejen e lëshuar. Për shembull, nëse leja është lëshuar për ndërtesë 2 katesh, por janë ndërtuar 3 kate.

KUSH I PARASHTRON KËRKESAT PËR TRAJTIM TË NDËRTIMIT SIPAS KËTIJ LIGJI?
- Çdo qytetarë i Republikës së Kosovës që posedon ndërtim ose ndërtesë të përfunduar para
datës 30 gusht 2013 dhe që nuk ka leje ndërtimore mund të dorëzojnë kërkesat për proces të legalizimit.
- Agjentët e autorizuar mund të dorëzojnë kërkesat në emër të pronarit ose shfrytëzuesit të pronës-ndërtimit

Harta e Regjistrit të Ndërtimeve Pa Leje