Edukimi

Komuna bazuar në aktet normative në fuqi nga fusha e arsimit, fushëveprimin e vet e kryen përmes Drejtorisë për Arsim me këto përgjegjësi:


• Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë;
• Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhja dhe punësimi i të punësuarve publikë;
• Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve, në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT- i;
• Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet arsimore të komunës;
• Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT- in dhe komunat tjera;
• Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune;
• Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve, në pajtim me respektimin e parimeve të mosdiskriminimit;
• Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT në harmoni me ligjin;
• Nxitja në barazinë e mundësisë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar, dhe atë të mesëm në komunë;
• Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve, dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Inspektimit, brenda ligjeve në fuqi;
• Trajnimi i mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional, në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT - i;
• Përkujdesja për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës;
• Përkujdesja për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal;
• Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT;
• Përgatitja, miratimi dhe zbatimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit, si dhe masat disiplinore;
• Miratimi i rregulloreve për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore;
• Nxitja e bashkëpunimit në mes mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore, si dhe të institucioneve arsimore dhe familjes;
• Bashkëpunimi me drejtoritë e arsimit të komunave tjera në projekte të përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla;
• Përcaktimi i zonave specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komune;
• Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in, nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, nxitjen e shtimit të shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë;
• Shqyrtimi i vazhdueshëm i masave të marra për realizimin e arsimit special në realizimin e kësaj detyre, në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme. Drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special;
• Vlerësimi i nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj;
• Propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional;
• Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale;
• Ushtron edhe kompetenca tjera, të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.