Documents

 
 
 
 



 
1.      Inspektimi i ndërtimit përfshinë:
·         Ngritjen, instalimin, meremetimin, zgjerimin, ndryshimin, shndërrimin ose rrënimin e çdofarë ndërtese duke përjashtuar punën e zakonshme për mirëmbajtjen e ndërtesave për të cilat nuk nevojitet leje për ndërtim,
·          Inspektimin e dokumentacionit teknik,
·          Inspektimin e lejeve të përdorimit të objekteve,
·          Ekzekutimin dhe mbikëqyrjen e rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje,
·          Nxjerr aktvendime për ndërprerjen e ndërtimeve pa leje,
·          Ushtron fletëparaqitje për shkeljen e dispozitave ligjore.
 
2.      Inspektimi në lëmin e tregtisë dhe të hyrave komunale që përfshin:
·          Inspektimin e bizneseve lidhur me regjistrimin e bizneseve dhe pajisjeve me licencë komunale në territorin e Komunës,
·          Përcjell të dhënat mbi saktësinë e prejardhjes së mallit,
·          Eliminon mallin i cili nuk i plotëson kriteret për treg(konsum),
·          Përcjell zhigosjen e peshoreve,
·          Bën kontrollimin e librave të shitjes dhe blerjes,
·          Aplikon të gjitha masat ndëshkuese të cilat janë paraparë me ligj dhe akte tjera nënligjore,
·         Inkason mjetet nga dënimet e shqiptuara në vendin e ngjarjes,
·          Ushtron fletëparaqitje për shkeljen e dispozitave ligjore,
·          Bën inspektimin lidhur me pranimin e lokaleve afariste me rastin e pajisjes me licencë komunale.
·          Inspektimin e mishit i cili është i dedikuar për konsum publik,
·          Bën damkosjen e mishit,
·          Kontrollon dhe mbikëqyr kushtet e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit me prejardhje shtazore, për konsumim publik në: thertore, fabrikat e përpunimit të mishit, qumështore, mishtore si dhe kontrollimin e ushqimit të kafshëve,
·         Inspektimin e deklaracioneve, materialeve të shkruara, evidencës dhe dokumentacionit.
 
3.      Inspektimi për ambient:
·          Bën inspektimin e të gjitha pronave,ndërtesave,instalimeve dhe pajisjeve,
·          Bën inspektimin e aktiviteteve të cilat shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në ambient,
·          Bën mbikëqyrjen e punëve të gurthyesve,
·          Bën mbikëqyrjen e shërbimeve publike komunale që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit,
·          Bën mbikëqyrjen e zonave të mbrojtura,
 
4.      Inspektimi i shërbimeve publike:
·         Mbikëqyr kyçjet në rrjetin e ujësjellësit,kanalizimit dhe ndërhyrjet në infrastrukturën të qytetit dhe fshatit,
·         Mbikëqyr mirëmbajtjen e rrugëve, shesheve parqeve, varrezave dhe sipërfaqet tjera publike,
·          Ndalimin e shfrytëzimit të gjitha llojeve të hapësirave publike pa leje,
·          Inspektimin e trafikut urban sipas dispozitave ligjore,
·         Ndërmerr masa për eliminimin nga trafiku urban publik i subjekteve të cilët nuk janë të pajisur me licencë komunale.
·         Inspektimin e hapësirave publike,objekteve publike dhe lokaleve për plotësimin e kushteve higjenikosanitare,
·         Jep pëlqimin për plotësimin e kushteve sanitare për lokalet afariste.